E piu një gotë për të hequr frikën, shkoi i dehur në testin për patentë shoferi
Një rumun në testin e patentës shkoi i dehur tapë dhe duke “ecur tetëshe”. Sipas mediave rumune, burri 42-vjeçar para dy vitesh kishte mbetur pa patentë, pasi ishte arrestuar duke i dhënë makinës në gjendje të dehur, kështu që u detyrua t’i nënshtrohej edhe një herë testit të patentës.
Para testit të ri ishte shumë nervoz, kështu që vendosi “ta kthejë një gotë sa për ta kthyer vetëbesimin”.
Por nuk ia arriti qëllimit, pasi Komisioni vërejti se kandidati i tyre mezi ecte. Zëdhënësja e policisë lokale njoftoi se në alkool test u dëshmua se ai kishte 1.11 promila alkool në gjak. Ai mund të hyjë sërish në test vetëm atëherë kur të paraqitet esëll para komisionit.