E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Mlladiçit deklaron se i ati ka probleme me shëndetin

Djali i ish-liderit të Bosnjes Ratko Mlladiç ka deklaruar se i ati ka pësuar atak në zemër ndërsa në periudhën kur ka qënë i arratisur dhe dora e djathtë e tij është pjesërisht e paralizuar dhe mezi flet.

Darko Mlladiç, ka vizituar sot të atin në burg, në Beograd, ku Ratko Mlladiç e ka kaluar natën pas arrestimit të tij në një fshat në veri të kryeqytetit serb.

Mlladiqç do të duhej të paraqitej në gjykatë sot për një seancë të dytë dëgjimore rreth ekstradimit të tij në Gjykatën e Hagës, ku ai kërkohet me akuzat për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992-1995.

Seanca e parë dëgjimore është pezulluar të enjten pasi avokati i tij ka thënë se Mlladiç nuk është në gjendje të komunikojë për shkak “të gjendjes së tij të rëndë fizike”.

Mlladiç akuzohet për masakrën e 8 mijë burrave dhe djemëve të rinj boshnjak në Srebrenicë, në vitin 1995. Ky krim ishte konsideruar më i rëndi në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›