E Diel, 1 Nëntor 2026

FOL: Për dy muaj, qeveria asnjë vendim rreth korrupsionit

Gjatë dy muajve të fundit, muaji mars dhe prill, qeveria e Kosovës, nuk ka miratuar asnjë vendim rreth luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë jo-formale.
Këtë vlerësim e ka bërë organizata FOL, e cila ka monitoruar punën e institucioneve gjatë kësaj periudhe.

FOL thotë se edhe Kuvendi i Kosovës nuk ka vendosur diçka rreth luftës kundër korrupsionit. Nga shtatë seanca të mbajtura në periudhën kur ka kryer monitorimin FOL, në asnjë rast nuk është diskutuar për nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike të vendit.

Organizata FOL ka monitoruar edhe punën e Doganave, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këtë të fundit e ka kritikuar pasi “nuk është treguar produktivë në zgjidhjen e lëndëve anti-korrupsion”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›