Serbi, Ratko Mlladiçin e tradhtoi unaza

Identifikimi i ish-komandantit të Bosnjes Ratko Mlladiç është bërë nga një bashkëpunëtor i policisë në bazë të unazës së tij. Kështu shkruan gazeta "Jutarnji list", e cila ishte e para që publikoi lajmin për arrestimin Ratko Mlladiç.
Sipas gazetës Mlladiç kurrë nuk e kishte hequr unazën me gurë të çmuar ndërsa këtë unazë e njohu bashkëpunëtori i policisë dhe pastaj ai ia dërgoi informacionin policisë në Lazarevë, ku Mlladiç fshihej me emrin e Milorad Komadiç.
Gazeta "Jutarnji list" shkruan se Ratko Mladiç, është kapur duke fjetur dhe nuk ka rezistuar.