Djali i Prudentinos Lironi babane e keni sekuestruar
Maurizio Prudentino doli dje ne nje konference per shtyp duke argumentuar sipas tij se jane shkelur te gjitha afatet e mases se arrestit.
Ne qofte se deri me sot nuk jemi prononcuar per ceshtjen e procesit gjyqesor ndaj babait tim tashme vendosem ta bejme kete per nje motiv. Une dua te specifikoj qe deri ne daten 8 te muajit nentor 2010 kemi pasur besim te plote ne punen e Prokurorise shqiptare besim qe mungoi me tej ne momentin kur avokati i babait tim Ferdinand Doja me informoi qe Prokuroria nuk po zbaton nje nga principet kryesore te Kushtetutes shqiptare qe do te thote te
drejten e mbrojtjes u shpreh . Sipas tij Albino Prudentino eshte zyrtarisht akoma me masen e arrestit qe nga dita 29 e muajit shtator ne baze te nje faksi qe eshte derguar nga Prokuroria e Leces. Ky dokument do te ishte i vlefshem vetem per 40 dite me sakte deri ne oren 2400 te dates 8 nentor sepse dhe gjykata kete vendim mori. Pra deri ne kete date duhej te ishte kryer ekstradimi. Ligji parashikon qe te arrestuarit duhet ti behet e ditur ne rruge zyrtare kopja e dosjes ne gjuhen italiane per kete arrestim pra ne gjuhe qe ai ta kuptoje. Mbi te gjitha kjo dosje e perkthyer ne gjuhen shqipe duhej ti behej e ditur avokatit mbrojtes Ferdinand Doja ne menyre qe ai mund te pergatise mbrojtjen e babait. Deri me sot pra 18 nentor kjo dosje nuk eshte paraqitur u shpreh me tej djali i Prudentinos. Sipas tij kjo i heq te drejten te atit te mbrohet.
Babai im Albino Prudentino nga dita 8 nentor 2010 nuk eshte me ne stadin e te arrestuarit por ne stadin e sekuestrimit te personit sepse ne mbarimin e 40 diteve kane mbaruar edhe afatet e nevojshme per paraqitjen e dosjes. Per kete arsye kerkoj ne menyre te menjehershme lirimin e babait tim Albino Prudentino ne menyre qe ai te mund te paraqitet me deshiren e tij perpara prokurorise se Leces ne te cilen ne te gjithe kemi besim te plote per tiu pergjigjur dhe per tiu mbrojtur akuzave te ngritura ndaj tij u shpreh Marizio Prudentino.
Nderkohe Albino Prudentino ndodhet ne paraburgimin e Vlores nen masa te rrepta sigurie por ne kushte te mira jetese si dhe nen mbikeqyrjen e mjekeve. Prokuroria po vazhdon hetimet ndaj veprimtarise se tij kriminale te pasurive te tij si dhe te sendeve personale nese do ti bllokohen apo jo kompjuterin por edhe kartat e telefonit.
Maurizio Prudentino banor i Vlores
Maurizio Prudentino djali i Albino Prudentinos jeton prej disa kohesh ne Vlore. Ai menaxhon disa lokale dhe prona te tjera ne kete qytet bregdetar vec Piazes qe eshte bllokuar nga prokuroria e Vlores deri ne perfundimin e hetimeve. Qe pas arrestimit te te atit ai ka qene prezent ne te gjitha seancat gjyqesore qe jane zhvilluar ne gjykaten e ketij rrethi.
VLORE/ QEMAL BIRAKU