E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kalonte mjete pa dogane ne hetim italiani

VLORE - Policia e Vlores ka nisur procedimin penal ne gjendje te lire per nje shtetas italian pasi dyshohet te kete kryer kontrabande te mjeteve. Ka nisur hetimi per shtetasin Alesio Francesko De Merkato 33 vjec banues ne provincen Busto Arsizio ne Itali pasi dyshohet se per nje periudhe disavjecare ai ka futur brenda territorit te Shqiperise per qellime tregtie te paligjshme duke shmangur detyrimin doganor disa mjete motorike beri te ditur policia e Vlores. Ne lidhje me veprimtarine e paligjshme te ketij shtetasi nga ana e policise u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje automjet tip Mercedes Benz 300 D me targa BA 792 JE. Me pas materialet proceduriale iu percollen Prokurorise se Rrethit Vlore per vepren penale Kontrabande me mallra te tjera parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal. Burime te policise bene te ditur se kishin marre sinjalizime ne rruge operative se nepermjet portit futeshin mjete motorike pa shlyer detyrimet doganore. Blute nuk bene te ditur nese ne kete hetim jane te perfshire edhe punonjesit e kesaj dogane te cilet mund te kene bashkepunuar me shtetasin italian. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›