E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande hajdutet i vodhen laptopin Adem Demacit

SARANDE - Ne shtepine e Adem Demacit ne Sarande autoret kane grabitur nje lap top dhe nje aparat dixhital. Pas verifikimeve dhe komunikimit me politikanin e njohur ne Kosove miku i tij Nuredin Izeti thote se keto sende jane marre nga grabitesit qellimi i te cileve ka qene gjetja e parave. Mesohet se Demaci ka shprehur shqetesim per kete ngjarje e cila ndodh pas vjedhjes edhe te baneses se tij ne Prishtine pak kohe me pare. Mbi 10 persona jane shoqeruar nga policia por asnjeri prej tyre nuk eshte ndaluar si autor. Izeti tregon se ka tentuar te hape deren me celesin e lene nga Demaci por kjo nuk ka ndodhur. Fillimisht ai ka menduar se brenda ndodhej pronari i saj por pasi ka kontaktuar me te ka mesuar se Demaci ndodhej ne Prishtine. Dera nga mbrapa kishte nje divan te cilin autoret e kane vene per te shmangur hapjen e saj. Hajdutet kane hyre nga ballkoni dhe po nga ballkoni kane ikur. do gje ne banese ishte rremuje. Hajdutet kishin kontrolluar deri edhe ne xhepat e xhaketave te tij. Asgje nuk kish ngelur pa u prekur me dore. Me ra ne sy mungesa e nje laptopi qe Ademi e mbante ne tavolinen e tij te punes. Kane vjedhur edhe aparatin dixhital. Kane shkaterruar gjithcka per te gjetur leke dyshon Izeti pasi sipas tij autoret nuk kane prekur asgje qofte dhe nga rrobat e reja te Demacit apo nga biblioteka e tij. Pritet qe Demaci te mberrije vete nga Prishtina pas disa ditesh per te saktesuar dhe humbjen e sendeve te tij. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›