Topi bojkoton samitin e Ukraines
E enjte 03 Maj 2012 1450
Bamir Topi me homologun malazez Fillip VujanocivShqiperia bojkoton Samitin e Ukrahines qe do te mbahet javen e dyte te majit me kreret e shteteve te Evropes Qendrore dhe Juglindore.
Ashtu si qendrimi i disa vendeve evropiane edhe presidenti i republikes Bamir Topi deklaroi bojkotin e tij ne shenje proteste ndaj keqtrajtimit ne burg te ish-kryeministres se Ukraines Julia Timoshenko. Vendimi i kreut te shtetit Topi eshte bere publik gjate nje takimi me homologun malazez Fillip Vujanociv. Ndersa kreu i Malit te Zi nuk ka bere asnje koment rreth qendrimit te shtetit te tij ne samitin e Ukraines aktivitet qe deri tani eshte bojkotuar nga 5 shtete Austria ekia Gjermania Italia dhe Sllovenia me argumentin se po shkelen te drejtat e njeriut. Gjate takimit me homologun malazez qe perkon edhe me diten boterore te medias presidenti Topi i eshte bashkuar apelit te Freedem House per lirine dhe pavaresine e medias nga politika. Pas pritjes zyrtare takimit te dy cifteve presidenciale dhe bisedimeve dypaleshe kreret e shteteve shprehen bashkepunimin e mire mes dy vendeve. Kreu i Malit te Zi deklaroi respektimin e te drejtave te shqiptareve edhe pse qeveria malazeze ka hartuar nje projektligj ku ndalon valevitjen e flamurit shqiptar brenda territorit te Malit te Zi. Presidenti i Malit te zi eshte takuar me kryeministrin Sali Berisha kryetaren e Kuvendit dhe pjese e axhendes eshte edhe vizita ne Bashkine e Tiranes.
Komente
Facebook