E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i marreveshjes Thaci Doganiere kosovare ne veri

Më 16 shtator do të fillojë implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare për funksionimin e plotë të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri. Kështu njoftoi kryeministri Hashim Thaçi pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë. Ai tha se njohja e vulave doganore nga Serbia në fakt paraqet fillimin e njohjes de-jure të Kosovës nga ana e Beogradit.

“Qeveria e Kosovës, e theksova edhe në mbledhjen e qeverisë,  është vendosur që të fillojë implementimi i plotë i marrëveshjes në mes Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare për funksionimin e pikave doganore 1 dhe 31, fillimisht në 31 se ne 1 do të kemi angazhime të tjera  logjistike për përmirësimin n e infrastrukturës,  por ajo që është shumë me rëndësi  e theksoi edhe një herë e rolin prijës do të kenë institucionet e  Kosovës”-tha Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha se doganierët kosovarë do të jenë udhëheqës në dy pikat kufitare me Serbinë,e ku sipas tij do të jenë prezent edhe EULEX-I dhe KFOR-i.

“Qeveria e Kosovës ka agjendën e vet, agjendë kjo që është në drejtim të forcimit të shtetit  të ndarje së kontrabandës së plotë gjithashtu e theksoi të vënies së plotë në kontroll të kufirit shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë,  doganier do të jenë edhe në pikën dhe 31, të jenë udhëheqës së doganës,  gjithashtu edhe policia e Kosovës do të emërohen nga dogana dhe policia e Kosovës, natyrisht se do të jenë prezent e EULEX-i  edhe KFOR-i”-theksoi ai.

Kreu i Qeverisë tha gjithashtu se institucionet e Kosovës janë shumë të vendosura për të sjell para drejtësisë shkelësit e rendit dhe ligjit në veri. Interesimit të madh të gazetarëve në lidhje me kabllogramat secrete të publikuara nga UIKILIKS për Kosovën, Thaçi iu përgjigj se nuk ka dhe nuk do të ketë komente për to.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›