Rusi 43 viktima nga rrezimi i avionit

Një avion pasagjerësh me të cilin fluturonin drejt ndeshjes së tyre të parë të sezonit edhe një ekip hokeji, është rrëzuar në Rusi, duke vrarë të 43 pasagjerë në bord. Njoftimet nga vendngjarja thonë se avioni u mbulua nga flakët pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i qytetit Jarosllav, rreth 250 km në verilindje të Moskës.
Avioni kishte një kapacitet prej 100 vendesh, por në fluturimin që rezultoi të ishte i fundit për të, ai nuk ishte i mbushur plotësisht. Dy persona nuk llogariten ende në bilancin e viktimave, një rezulton i zhdukur, ndërsa tjetri mësohet se i ka mbijetuar përplasjes, por ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mes pasagjerëve ishin të gjitha lojtarët e skuadrës së hokejit, Lokomotiv Yaroslavl, të cilit ishin nisur drejt kryeqytetit të Bjellorurisë, Minsk. Të enjten ata do të luanin ndeshjen hapëse të Ligës Kontinentale të Hokejit me Dinamon e Minskut.
Skuadra ishte e përbërë nga lojtarë nga Gjermania, Suedia dhe Sllovakia, përvec lojtarëve rusë. Ende nuk dihet numri i saktë i lojtarëve që ndodheshin në bordin e avionit Yak 42. Kampionët aktualë të Ligës së Hokejit, Ufa kishin nisur ndeshjen e parë kur mësuan për rënien e avionit të kolegëve të tyre. Ndeshja u pezullua dhe një turmë prej 10 mijë vetësh në Stadium mbajtën një minutë heshtje për viktimat.
Rusia është përmendur shpesh në rekordet e aksidenteve ajrore, për shkak të infrastrkturës së dobët në këtë drejtim. Jo shumë kohë më parë, në korrik një avion pasagjerësh u përplas në Rusinë veriore duke vrarë 44 persona. Në atë kohë, presidenti Dmitry Medvedev premtoi riparime kapitale të industrisë së aviacionit dhe nxjerrjen jashtë funksioni të avionëve të kohës sovjetike.
Juli Prifti