Hilari Klinton: Nga Tirana mbaj si kujtim të veçantë dhuratën e Edi Ramës

Një dhuratë simbolike që Sekretarja amerikane e Shtetit ka marrë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka bërë përshtypje dhe e ka konsideruar si një kujtim të veçantë duke ia përshkruar z.Rama edhe me një letër dërguar atij këto ditë, shkruan noa.
Letra që gjeni dhe përbri këtij lajmi, e mbërritur sot në Tiranë, është publikuar nga kreu socialist i cili e konsideroi si një kënaqësi të posaçme ardhjen e saj.
Në letër që daton 4 janarin 2013, zonja Klinton i drejtohet me këto fjalë z.Rama:
“Ishte një takim i këndshëm me ju në Tiranë. Unë i shijova diskutimet me ju për Shqipërinë dhe lidhjet historike mes dy vendeve.
Falemnderit gjithashtu, për emblemën e mrekullueshme prej argjendi me shqiponjën dykrenore. Ky simbol i rëndësishëm shqiptar do të mbetet një kujtim i mrekullueshëm i vizitës sime në Tiranë”./Indeksonline/