Mapo VIP
Angela tërheq sërish me foto top-less
Për të nuk duhet domosdoshmërisht të jetë verë për të pozuar me të brendshme apo dhe pa to… Modelimi është një justifikim i mirë në çdo rast. Angela Martini, modelja që mori vëmendjen e gjithë show-bizz-it jo për suksesin e saj, por për tentativat e saj të guximshme, ka publikuar disa foto mjaft sensual që i sjellim sot. Vetëm me mbathje dhe me gjokset e mbuluara nga duart, Angela shfaqet në këtë set mjaft seksi dhe joshëse. E bindur për atë çka përfaqëson dhe çka është në të vërtetë, Angela përpiqet ta vërë në dukje edhe më tepër. Kjo është vetëm një anë e medaljes, sepse për hir të së vërtetës nuk mund të mohohet suksesi në modelim që bukuroshja nga Shkodra ka pasur. Ajo ka tërhequr vëmendjen e medias së huaj, më shumë sesa asaj shqiptare. Shoqëruar kjo edhe me oferta të mirëpaguara, siç ishte edhe seti i fundit fotografik me këngëtarin Craig Davids.
Dafina, e quan veten “Mega Yll”
Është bërë e modës tashmë që këngëtaret t’i vënë vetë epitete vetes. Kohët e fundit të mos mjaftonte kjo, mjaft emra të muzikës i kushtuan edhe këngë vetes. E nëse në fillim kjo gjë u cilësua si trend, më tej vijoji si një shenjë vetëkënaqësie që nuk u përqafua nga fansat. Të jesh “Yll”, apo “Mega Yll” në çdo fushë të artit, të duhet punë e madje vite të tëra. Vite këto të shoqëruara me suksese dhe çmime. Këngë që mbeten dhe u rezistojnë viteve. E ndërsa bëjmë këtë përshkrim, të tilla mund të cilësonim këngëtaret që kanë bërë emër në histori… Por Dafina Zeqiri?! Do të qeshnit të gjithë… Sigurisht që ajo është një nga këngëtaret më ekstravagante të dy viteve të fundit. Por karriera e saj këtu nis e këtu mbaron. Pasi kaq është edhe koha që ajo është bërë pjesë e tregut muzikor. Megjithatë, Dafina nuk ka kohë të pres që t’i meritojë epitetet. Kështu që ajo e ka gjetur zgjidhjen! Ja ka vendosur vetë vetes titujt e gradës. Ajo tani e tutje quhet Mega Yll. Teksa lajmëron koncertin e saj të dytë në Tiranë nëpërmjet profilit të saj në Facebook, këngëtarja Dafina Zeqiri e ka quajtur veten MEGA YLL në mesazhin e saj ku më saktësisht shkruan “Shqipëri, bëhu gati për Mega Yllin Dafina Zeqiri”.
Fjolla: Vetëm gjoksin kam bërë silikon
Fjolla Morina, gjatë një interviste ka thënë se ka operuar vetëm gjoksin dhe asgjë tjetër.
Këngëtarja nga Kosova ka pohuar se puna e kirurgjisë plastike ishte bërë si një përrallë ku ajo është personazh kryesor, por thotë se pas ndryshimeve që ka bërë ajo shumë të tjerë kanë “lakmuar” dhe kanë bërë të njëjtën gjë. “Është bërë përrallë kjo puna e kirurgjisë plastike, thua që vetëm unë në botë e kam aplikuar dhe asnjë tjetër, apo asnjë VIP tjetër se ka bërë. Por ama pas meje, pasi e kanë pëlqyer e kanë bërë të gjithë, por akoma nuk e di përse e kanë shndërruar në mit këtë punën time”. “Janë marrë shumë me mua, por ama ka vetëm diçka të vërtetë. Unë vetëm gjoksin kam bërë operacion edhe asgjë tjetër. Asnjë pjesë tjetër e trupit tim nuk është prekur nga kirurgjia plastike, të gjitha të tjerat i kam të miat. Unë kurrë nuk i gënjej njerëzit, jam e sinqertë atë çka e kam e them. Unë nuk e kam bërë se e kam pasur kompleks, por thjesht për qejf. Për gjithçka tjetër që thuhet nuk është absolutisht e vërtetë”, ka thënë Fjolla. Fjolla ka folur edhe për pushimet e saj të verës, të cilat ka vendosur t’i kalojë në bregdetin e Shqipërisë. “Zakonisht pushimet më pëlqejnë t’i kaloj në Turqi, vendi, ku kam shkuar edhe shumë herë të tjera. Por të them të drejtën sivjet dua diçka ndryshe, dua të kaloj disa ditë në një nga mrekullitë e Shqipërisë. Saranda, Himara, Dhërmiu, Jala apo zona të tjera të rivierës shqiptare do të jenë edhe pikat, ku unë do të kaloj pushimet me shoqërinë time”, ka pohuar Fjolla Morina.
Eliza Dushku sot në Tiranë
Aktorja hollivudiane Eliza Dushku do të jetë sot në mbrëmje në Tiranë. Krah saj do të jetë promotori i Shqipërisë në botë, fotografi Fadil Berisha dhe jo vetëm. Një ekip i tërë gazetarësh dhe fotografësh do të vijnë së bashku me aktoren nga Amerika për të xhiruar një dokumentar, tematikën e të cilit do ta zbulojmë me ardhjen e aktores. Në fakt gjatë kësaj jave lajmi që Eliza do të vijë në Shqipëri e Kosovë ka qarkulluar në gjithë mediat shqiptare e kosovare, kjo edhe për faktin e famës së saj, porse kjo është edhe vizita e dytë në vendin, në të cilin Eliza u lind. Ka qenë vetë aktorja e famshme që e bëri publike vizitën e saj, përmes profilit të saj në “Twitter”. Vizita e parë e aktores amerikane në Shqipëri ishte pesë vjet më parë, ku Eliza mori pjesë në spektaklin e regjisores, Vera Grabocka "Euro Video Grand Prix". Edhe në atë vizitë aktorja shoqërohej nga fotografi Berisha, ndërsa pati edhe një takim me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Edhe pse karriera e aktores Dushku është përqëndruar në vendin e kinematografisë “Hollivud”, ajo ka rënë në sy gjithmonë për patriotizmin e saj. Kujtojmë këtu tatuazhin me flamurin e kuq, apo fotot pranë flamurit që ka bërë ajo!