E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/ Histori: Lind rrjeti mbarëbotëror WWW

6 gusht 1991

Tim Berners-Lee më 6 gusht të vitit 1991 lëshoi një dokument në të cilin paraqet idenë e tij për WWW-n. Rrjeti gjithë botërorë, ose WWW (nga anglishtja Word Wide Web) është një sistem dokumentësh në Hypertext të shërbyera nëpërmjet Internetit. Me një Shfletues Rrjeti, mund të shikohen faqe rrjeti që mund të përmbajnë tekst, imazhe,video, dhe multimedia të tjerë, duke lundruar mes tyre me përdorimin e hyperlinkeve. Ky shërbim është i dalluar për thjeshtësinë e përdorimit të tij edhe nga personat e zakonshëm. Përderisa tek shërbimet tjera si ai FTP për gjurmimin e regjistrave duhet para njohuri, këtu të dhënat për regjistrin prezantohen në shfletues. Rrjeti për transferimin e të dhënave përdor protokollin HTTP (Hypertext Transfer Protocol). Me anë të shfletuesit dërgohen pyetjet (Request) tek llogaritësi shërbyes (Server) dhe nga aty kthehet përgjigja (Response). Llogaritësi shërbyes nuk dërgohen përgjigjet tek klienti pa kërkesën e tij. Sir Timothy John "Tim" Berners-Lee, KBE (lindi me 8 qershor 1955 ne Londer, Angli) dhe është nje informaticien anglez i cili shpiku World Wide Web (WWW), sëbashku me Robert Calliau dhe disa shokë të tjerë. Sot ai është drejtor i World Wide Web Consortium.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›