Djali masakron babain me thikë, rëndë në spital
Durrës-Një sherr në familje ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës dhe mjeteve të forta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm pranë Shkollës së Muzikës në qytetin e Durrësit, ku 30-vjeçari Enis Kapaj ka qëlluar disa herë me thikë dhe me mjete të forta babanë e tij, M. Kapaj 60 vjeç, duke e plagosur rëndë. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve, 60-vjeçari ka marrë plagë në qafë e shpinë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal mes të dyve, ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.