E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg biznesmenin e akuzuar për mashrim

/>Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vendosur burg pa afat për biznesmenin Agim Matuku, arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e falsifikimit me qëllim përfitimi. Ditën e djeshme, rreth orës 10:30, në një prej sallave të gjykimit në gjykatën e shkallës së parë është zhvilluar vlerësimi i arrestimit dhe dhënia e masës së sigurisë për biznesmenin durrsak, Agim Matuku, i arrestuar me urdhër të prokurorisë, pasi ndaj tij është ngritur akuza e falsifikimit të dokumentacionit më shumë se njëherë gjatë privatizimit të ambienteve në ish- Kombinatin e Tekstileve Berat. Matuku, rreth 10 vite më parë ka privatizuar nëpërmjet ankandeve një pjesë të konsiderueshme të ish- fabrikave dhe ambienteve të ish- kombinatit tekstileve. Seanca e drejtuar nga gjyqtarja Margarita Buali dhe përfaqësuesi i organit të akuzës, Skënder Mestani ka nisur gjykimin për vlerësimin e masës së arrestit dhe dhënien e masës së sigurisë ku dhe me kërkesë të përfaqësuesit të prokurorisë ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve. Por ndaj këtij vendimi ka reaguar avokati i të ndaluarit, Ibrahim Beja, i cili është shprehur për median se procesi është i fabrikuar në lidhje me akuzën dhe provat.
Ai ka vazhduar më tej duke u shprehur se klienti i tij, Matuku nuk ka titull pronësie për atë çka akuzohet, por sipas tij, pronësinë e ka fituar nëpërmjet gjykatës dhe ekspertëve në rrugë ligjore nuk ka dokumente të falsifikuara me dorën e tij ose të paraqitura për qëllime përfitimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›