"Djalli" kundër "Djajve", historia përsëritet?
Gjithçka gati. I gjithë populli kuqezi mezi pret të “pushtojë” “San Siron”, aty ku dy prej ekipeve më të lavdishme në historinë e futbollit gjejnë përballë njëri-tjetrin në rrugën e tyre drejt titullit europian. Rreth 80 mijë tifozë milanistë do të jenë sot në stadium, duke vendosur edhe një rekord përsa i përket shifrës së arkëtimeve: më tepër se tre milion euro.
E gjithë bota e pret këtë sfidë. Ajo do të transmetohet direkt në më shumë se 50 vende në të gjithë globin. Mançesteri rikthehet në Milano tre vjet pas disfatës 3-0 në gjysmëfinale në vitin 2007, vit në të cilin kuqezinjtë e drejtuar nga Karlo Ançeloti ngritën në qiellin e Athinës trofenë e shtatë europian.
Sot historia përsëritet, edhe pse me disa ndryshime. Kuqezinjve u mungon Kaka, por Mançesteri nuk ka më Kristiano Ronaldon (të dy te Reali). Dejvid Bekam luan për herë të parë kundër ish-skuadrës së tij (dhe dje deklaroi se është e para herë që dëshiron që “Djajtë e Kuq” të humbasin).
Aleks Fergusoni nuk do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Vidiç, por mund të mbështetet tek super Runi, i cili po kalon një formë të mrekullueshme me fanellën e kuqe. Nga ana tjetër, Leonardo mund të mbështetet te Tiago Silva, i riaftësuar. Së bashku me Nestën, qendra e mbrojtjes kuqezi ofron më tepër siguri.
Por nuk do të jetë në dispozicion Borielo dhe në vend të tij tajneri brazilian preferon Huntelarin në vend të Inzagit, që mund ta nisë nga stoli. Jashtë 11-shes fillestare edhe Sedorf e Gatuzo, që i bëjnë vend Bekamit në qendër të mesfushës.
Milan – Mançester Junajtid, formacionet e mundshme:
Milan (4-3-3): Dida; Bonera, Nesta, Thiago Silva, Antonini; Beckham, Pirlo, Ambrosini; Pato, Huntelaar, Ronaldinho. Trajner: Leonardo.
Manchester (4-5-1): Van der Sar; Brown, Rio Ferdinand, Evans, Evra; Park, Fletcher, Carrick, Scholes, Nani; Rooney. Trajner: Ferguson.
Gjyqtar: Benquerença (Portugali).