E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Lindja, Wade MVP

Dwyane Wade ka shënuar 28 pikë dhe ka dhuruar 11 asistime, duke u votuar si basketbollisti më i mirë i All Star Game 2010, pasi kontribuoi në fitoren e Konferencës Lindore ndaj asaj Perëndimore me rezultat 141-139.

Mirëpo, MVP i natës nuk ishte ylli i Miamit, njeriu më inteligjent në NBA, por publiku i Cowboys Stadium në Dallas: 108.713 spektatorë kanë qenë të pranishëm për ta përcjellë këtë garë, rekord i ri në një ndeshje basketbolli që ka hyrë në librin e Genisit.

Në mungesë të Kobe Bryant, të gjithë u përqendruan te LeBron James. Lindja u shkëput në rezultat falë lojës së mirë në fillim të Carmelo Anthony, që u shfaq si një “kometë”. Ai realizoi 13 pikë në çerekun e parë, dy më shumë se Dwight Howard.

Në periudhën e dytë në skenë doli Wade, por edhe Kevin Durant. Derisa gara po ekuilibrohej, James u ngrit si “Dragoi” dhe e çoi në avantazh Lindjen (72-63). Në çerekun e tretë, epërsia e Lindjes u rrit në +16, me 10 pikët për kokë që i realizuan LeBron dhe Wade, të cilët e mbajtën rezultatin nën kontroll.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë as në ëndrrat më të bukura se mund të luaja në një ndeshje të tillë. Jam me fat në Dallas: në vitin 2006 e kam fituar titullin në NBA dhe atë të lojtarit më të mirë të finales. Natyrisht, ai ishte kujtimi më i mirë i jetës sime, edhe pse kanë kaluar 4 vjet, një kohë e gjatë. Të rikthehem ta bëj të njëjtën gjë ishte diçka speciale për mua”, tha Wade.

Nëse do të fitonte Perëndimi, sigurisht se MVP do të zgjidhej Chauncey Billups, i cili ishte njeriu i gjuajtjeve vendimtare të dielën mbrëma. Ai shënoi 14 pikë në çerekun e fundit. Me tri treshe, Billups e barazoi rezultatin në 124:124 më pas Lindja shkoi +9. Pastaj Billups shënoi edhe 5 pikë rresht dhe bashkë me Nowitzkin e barazuan sërish rezultatin 137:137, 1’5" pa përfunduar ndeshja.

Në këto situata, edhe All Star bëhet ndeshje e vërtetë. Takimin e vendosën dy gjuajtjet e lira të Bosh, 5 sekonda pa përfunduar loja. Në gjuajtjen e fundit për tri pikë, Anthony i Perëndimit nuk u tregua i saktë dhe fitorja i takoi Lindjes.

Lindja-Perëndimi 141-139
Lindja: Wade 28
Perëndimi: Anthony 27

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›