Garë e fëmijëve

Gara në rrëshqitje me sajë për femra në Lojërat Olimpike Dimërore është shndërruar në një “garë për fëmijë”, pasi organizatorët kanë zbritur pikën e nisjes për arsye të sigurisë, ka thënë gjermanja Natalie Geisenberger.
Aksidenti fatal të premten në qendrën Whistler e detyroi Federatën Ndërkombëtare të Rrëshqitjes me Sajë (FIL) të zbresë pikën startuese të garave për meshkuj tek ajo e femrave, ndërsa femrat do të fillojnë nga pika e juniorëve.
“Nuk jam e lumtur për fillimin e ri”, tha favoritja për garën e femrave, Geisenberger, që fitoi garën e Kampionatit botëror në shtegun e plotë Whistler sezonin e kaluar.
“Nuk është fillim për femra, por garë e fëmijëve. Pjesa tjetër e shtegut është në rregull, por nuk është e shpejtë sa një fillim i zakonshëm. Është e njëjtë për të gjithë, por mua nuk më pëlqen. Jam ndjerë shumë mirë, por tani me fillimin e ri nuk është njësoj”, u shpreh ajo. Shtegu i femrave është reduktuar nga 1.198 në 953 metra.