Zgjedh ekipin për Kosovë

Trajneri Josip Kuze të hënë ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares B të Shqipërisë dhe përfaqësueses së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kroati për këtë takim ka ftuar futbollistë që aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe që janë kandidatë për t’u ftuar në Kombëtaren A të Shqipërisë në të ardhmen.
Mirëpo, në mesin e të ftuarve janë edhe disa futbollistë që kanë veshur fanellën e përfaqësueses A të Shqipërisë si: portieri Ilion Lika, Andi Lila, Emiliano Vila, Franc Veliu, Arjan Pisha, Gjergji Muzaka, Elis Bakaj dhe Jetmir Sefa.
Kurse në mesin e 18 të ftuarve për ndeshjen miqësore të 17 shkurtit është edhe mbrojtësi Hamels Hoxha, që aktivizohet te skuadra greke Iraklis.
Të përzgjedhurit e Jospi Kuzes të mërkurën në mëngjes pritet të arrijnë në Prishtinë, për ta zhvilluar ndeshjen miqësore. Ndërsa menjëherë pas këtij takim ata do të kthehen në Shqipëri.
Futbollistët e përzgjedhur
Ilion Lika (Kastrioti), Shpetim Mocka, Franc Veliu, Odise Roshi (Flamurtarti Vlorë),
Andi Lila, Ditmar Bicaj, Sabien Lilaj, Jetmir Sefa, Gjergji Muzaka (Tirana),
Arjan Pisha, Nertil Ferraj, Gentian Muca, Elis Bakaj, Emilian Vila (Dinamo Tirana),
Hamels Hoxha (Iraklis Greqi), Emiljno Veliaj (Laçi), Sokol Cikalleshi (Besa Kavajë) dhe
Bekim Bala (Vllaznia Shkodër).