Djaloshi fluturues

Nje djale dhjetevjecar ka rene nga kati i 20-te i godines ne te cilen banonte se bashku me familjen e tij. Pasi kreu nje fluturim prej rreth 15 sekondash ai ra mbi nje makine te parkuar poshte dritares. Ngjarja tronditi familjaret e tij te cilet ishin duke luajtur me te ne momentin e ngjarjes por edhe qindra qytetare te cilet u ndodhen prane ne momentin qe djaloshi u ul ne toke. Sipas thenieve te kalimtareve nuk e pane fare duke rene pasi djali i vogel me sa duket kishte humbur ndjenjat ne fluturim e siper dhe nuk bertiste. Disa madje menduan se ishte nje meteor. Por per cudine e te gjitheve per lumturine e familjes se tij si dhe per fatin e tij te mire djali i vogel nuk pesoi asgje prej gjeje pervec disa demtimeve shume te vogla. Ai ra ne ndenjesen e pasme te makines duke thyer xhamin e pasme. Doktori i urgjences i cili u kujdes per djaloshin tha se kjo ishte nje mrekulli. Ne Nju Jork para 20 ditesh nje burre ra nga kati i 36-te ne ndenjesen e pasme te makines dhe gjithashtu nuk pesoi asnje gje.