E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aplikimi per part-time dokumentet qe duhet te dorezoni

Javen e ardhshme nis aplikimi per sistemin me kohe te pjesshme ne te gjitha universitetet e vendit. Dokumentet e nevojshme

Nga dita e hene e deri ne fund javes do te zhvillohet aplikimi per sistemin me kohe te pjesshme ne universitete. Te gjithe ata qe nuk kane fituar nje shkolle te larte me sistemin me kohe te plote ose qe nuk kane dhene provimet e matures do te mund te pranohen pasi provimet me zgjedhje te matures edhe kete vit nuk do te jene kriter pranimi per sistemin me kohe te pjesshme.

Dokumentet

Dokumentet qe duhen dorezuar ne sekretarite mesimore te fakultetit ku keni deshire te vijoni studimet e larta ne sistemin me kohe te pjesshme jane 2 fotografi diploma e noterizuar e shkolles se mesme nje dokument identifikimi dhe fotokopja e saj si edhe nje kerkese ku duhet te specifikoni se cila eshte dega qe keni deshire te vijoni shkollen e larte ne fakultetin perkates.

Krahas ketyre ne sekretari duhet depozituar edhe mandatarketimi i tarifes se regjistrimit qe paguhet ne banken e percaktuar nga shkolla. Sekretaria mesimore i leshon studentit nje vertetim ku percaktohet se ka aplikuar per te vijuar shkollen me sistemin pa shkeputje nga puna ne fakultetin perkates.

Kuotat

Ne total do te jene 8130 kuota per studimet me kohe te pjesshme ndersa 40 kuota te tjera jane percaktuar per studimet ne distance. Per transferim studimesh jane percaktuar 200 kuota ndersa 240 kuota jane rezervuar per kategori te ndryshme. Keshtu 100 kuota jane rezervuar per shqiptaret nga trojet dhe per shtetas te huaj 20 kuota per te verbrit po aq per romet dhe ballkano-egjiptianet si edhe 100 kuota per ish-te perndjekurit politike.

Kuota e cdo programi studimi ndahet ne raportin 41 perkatesisht 80 e kuotes jepet per pranimet e reja per programe studimi te ciklit te pare me kohe te pjesshme dhe 20 per pranimet e reja per programe te dyta studimi - ben te ditur vendimi i qeverise.

Per sa u perket kuotave per transferim studimesh ato shperndahen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences sipas kerkesave te institucioneve publike te arsimit te larte.

Kriteret per aplikantet qe deshirojne te ndjekin studimet me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi percaktohen nga vete institucionet publike te arsimit te larte e te bera publike paraprakisht.

Nderkaq tarifat nuk do te ndryshohen sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Perjashtim nga tarifa e studimit bejne nje sere kategorish te percaktuar ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Keshtu nuk do te paguajne tarifen ata qe fitojne per here te pare te drejten e studimit dhe u perkasin kategorive te verbrit te shurdhrit invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike femije qe gezojne statusin ligjor te jetimit femije te familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres femije te ish-te perndjekurve politike femije rome dhe ballkano-egjiptiane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›