E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne aeroport kishte gelltitur 4 miliarde dollare diamante

Nje dite e qete ne aeroportin kombetar te Sri Lankes. Dhjetera udhetare qe kalojne kontrollet dhe hyjne ne avion. Gjithcka duket se eshte normale. Shefi i policise se aeroportit merr nje telefonate te cuditshme nga e cila meson se nje mashkull i shkurter rreth te tridhjete e pestave me nje kapele te Yankees do te beje kontrabanden e shekullit ne aeroportin te cilin shefi i policise po mbikeqyrte. Policet e identifikojne me lehtesi personin. E arrestojne. E marrin ne pyetje por pa ditur as vete per cfare ta pyesin. Pas rreth dy oresh hetimi shefi i policise deklaroi se i dyshuari eshte krejtesisht i paster. Ai kishte dy canta dore te cilat u kontrolluan me imtesi nga policia e aeroportit por ne to kishte vetem veshmbathje. Megjithate shefi i policise nuk dorezohet. Fillon ta provokoje te dyshuarin por ai eshte totalisht i qete. Asgje nuk del nga goja e tij madje kercenon se do ta hedhe policine e aeroportit ne gjyq. Shefit te policise i dalin djerse te ftohta por prape kembengul. Urdheron qe ta cojne te dyshuarin ne spitalin qeveritar te Chromepet. Aty urdheron mjeket ti bejne nje ekzaminim te hollesishem. Mjeket duke e ekzaminuar pane njeri-tjetrin te habitur ne sy. Ne stomakun e te dyshuarit Mohamed Rafi i cili eshte 35 vjec gjendet nje sasi e pamatshme lendesh qe nuk duhet te ishin aty. I imponojne te dyshuarit shpelarje stomaku. Qe andej dalin 42 prezervative te lidhur ne gryke me rreth 50 diamante brenda secili. Shefi i policise S. R. Jangid e kuptoi qe kjo ishte nje dite e shenuar per te ndoshta dita qe do ti ndryshonte jeten dhe do ti pasuronte karrieren. Dergoi menjehere diamantet per ekzaminim. Nga vleresuesi i shtetit doli se diamantet kishin nje vlere nga 1.5 deri ne 3 crore 1 crore = 270000 dollare amerikane. Tani shumezimin bejeni vete ai kishte ne stomak plot 2060 diamante prej te cileve me i liri kushtonte 1.5 crore. Pas pyetjeve te dyta kesaj radhe nga prokurori Mohamed Rafi pranoi se ai ishte vetem korrier dhe per kete pune paguhej vetem 10000 dollare. Por nuk pranoi kurrsesi te tregonte emra nen justifikimin e kercenimit me jete per ate dhe familjen e tij. Pastaj pas dy oresh Rafi pranoi se kjo ishte rruga e katert qe bente dhe se nuk kishte dijeni per sasine apo permbajtjen e diamanteve qe gelltiste. Per ironi te fatit shteti i Sri Lankes nuk parashikon asnje shperblim per policet qe bejne sekuestrime dhe ndoshta shefi i policise eshte penduar qe nuk pranoi oferten qe i erdhi nga nje telefonate e dyte e cila i propozonte atij dhe policeve te tij 25 te vleres se diamanteve ne qofte se lironte te arrestuarin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›