E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djaloshit shqiptar i vihet zemër artificiale në Itali

03/03/2010 Pritet transplanti i plotë

ANKONA-Fati i gëzimit të jetës i ka buzëqeshur një djaloshi shqiptar me banim në Itali, të cilit iu vu një zemër artificiale nga doktorët. Sipas mediave italiane, gjendja e 13-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, paraqitet e qëndrueshme. Ai vuante nga kardiomiopatia dhe nevojitej një ndërhyrje e menjëhershme për të parandaluar rreziqe të tjera që mund t’i kanoseshin, pasi prej 20 muajsh ai ndodhej në gjendje tepër të rënduar. Ekipi i njësisë operacionale të Kardiokirurgjisë pediatrike, drejtuar nga doktor Marko Poci, ka vënë një zemër artificiale në trupin e 13-vjeçarit në datën 26 shkurt të këtij viti dhe bëhet fjalë për operacionin e parë të këtij lloji nga spitali i Ankonës dhe tashmë pritet të kryhet një transplant i vërtetë i zemrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›