Shemben 5 shtëpi në fshatin Ruzhdije
03/03/2010 Banorët kërkojnë jo vetëm vëmendje politike
FIER- Ruzhdija fshati dikur i harruar rreth 20 km larg qytetit të Fierit, molla e sherrit mes forcave të mëdha politike për rezultatet e votimit të 28 qershorit të vitit të kaluar, tashmë ka edhe një problem tjetër madhor. Pesë shtëpi të këtij fshati kodrinor janë shembur, ndërsa rrezikohen edhe 10 shtëpi të tjera. Kjo për shkak të shkarjes masive të kodrës nga ku ngrihet i gjithë fshati. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 ha tokë. Shtëpitë e shembura janë tërësisht të pabanueshme. Banorët pronarë të tyre kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të përballuar jetesën. Ata tashmë jetojnë në qiell të hapur. Një prej banorëve të dëmtuar të fshatit Ruzhdije Behar Kamberi pohon se shtëpia e tij tashmë është një rrënojë, ndërsa ai nuk ka se ku të jetojë. “Shtëpia më është shembur. Jam vetë i 7-të, kam 2 vajza të vogla, një nënë të plakur 80 vjeçe, të cilat i kam çuar tek një i afërm. Vet nuk di ku të jetoj”. Kreu i komunës Ruzhdije, Xhevahir Myrtaj, pohon se ankesa të banorëve për shembjen masive të tokës është reale dhe e vërtetë dhe dosja me përpilimin konkret edhe të specialistëve është dërguar në institucionin e prefektit të qarkut Fier, Bujar Haja dhe në Këshillin e Qarkut. Kjo lagje është rrezikuar prej 2 javësh. Nga dita në ditë, toka shket. “Ne si këshill komune kemi ngritur grupe pune, kemi ngritur një komision, qarku i ka verifikuar dëmet dhe ne presim ndihmë nga qeveria nga dita në ditë”,-ka thënë kreu i komunës Myrtaj. Hartës së zonave të prekura nga rrëshqitjet dhe shembjes së tokës i shtohet kështu edhe Ruzhdija. Banesat e shkatërruara tashmë në qarkun Fier shkojnë më shumë se 50.