"Te depolitizojme emerimet ne administraten e larte dhe te shmangim subjektivizmin politik ne kete ceshtje apo preferencet individuale". Ne mbledhjen e sotme te keshillit te ministrave Krye
"Te depolitizojme emerimet ne administraten e larte dhe te shmangim subjektivizmin politik ne kete ceshtje apo preferencet individuale".
Ne mbledhjen e sotme te keshillit te ministrave Kryeministri Fatos Nano duke u shprehur ne lidhje me vendimin e qeverise per emerimin dhe largimin nga detyra te titullareve te institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave apo ne vresi te ministrave theksoi "do te shtrijme frymen e ligjit te Statusit te Nenpunesit Civil ne te gjitha emerimet e tjera per te pakesuar ngarkesen e funksionareve politik dhe te politikes ne emerime funksionaresh te larte.
Ne vendosem kete ndrehyrje ne aktin normative perkates qe e garanton kete gje. Pra do te shtrijme frymen e konkurimit me kritere standarte te njesuara, me ato te Serbimit civil ne te gjitha emerimet qe jane ende ne legjislacionin aktual ne kompetence te Keshillit te Mnistrave dhe te raporteve propozuese Minister - Kryeminister.
Une mbetem i vendosur per te larguar cdo nenpunes te larte te sherbimit civil nga trysnia politike dhe ne kete funksion per te lehtesuar autoritetin e Kryeministrit dhe te qeverise nga perzgjedhjet subjektive te fushave perkatese.
Te gjitha keto kritete do te shtrihen ne te gjitha procedurat e rekrutimit perzgjedhjes se konkurimit dhe emerimit ne funksionet sa me gjere te jete e mundeshme dhe qe kane te bejne me administraten publike, me administrimin e fondeve publike dhe me rezultatin e tyre.
Ky pozicion eshte politik per depolitizuar emerimet ne administraten e larte dhe per te shmangur subjektivizmin politik ne kete ceshtje apo preferencet individuale".