Sot ne oren 13.00, ne drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave. Mbledhja u zhvillua me kete tematike: "Per permiresimin e kuadrit rregullues ne f
Sot ne oren 13.00, ne drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministrave. Mbledhja u zhvillua me kete tematike: "Per permiresimin e kuadrit rregullues ne fushen e administrates publike dhe ne sektoret e financave dhe te arsimit". Ne kete mbledhje u miratuan edhe nje numer projektligjesh e vendimesh te rendesishme.
U miratua vendimi: "Per largimin nga detya te titullareve te institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave apo ne varesi te ministrave".
Ligji nr 8549 date 11.11.1999 "Statuisi i nepunesit civil" ka shenuar fillimin e reformes ne administraten publike shqiptare duke vendosur nje sere parimesh per sherbimin civil te standarteve evropiane. Por duke qene se neni 30 i ketij ligji ka shfuqizuar te gjitha dispozitat ligjore qe bien ne kundershim me te, duke perfshire dhe nje pjese te dispozitave te VKM nr. 469 dt. 14.08.1995. Dhe me qene se ky vendim vazhdon te jete si baze ligjore per per emerimin e disa drejtuesve te larte te institucioneve ne administraten publike, por nuk respekton parimet e pergjithshme te sherbimit civil, Keshilli i Ministrave miratoi sot kete vendim.
Ky vendim ka disa ndyshime. Titullaret e institucioneve ne varesi te KM apo te ministrave do te emerohen nga Keshilli i Ministrave, perveç rasteve kur dispozita te tjera te parashikuara ne ligj nuk parashikojne ndryshe.
Gjithashtu vendimi parashikon shaplljen e vendit te lire ne dy gazeta me tirazh me te madh per dy dite rresht. Keshillit te Ministrave do t'i paraqiten nga Kryeministri per institucionet ne vartesi te KM, ose nga ministri i cili ka ne vartesi institucionin, tre nga kandidaturat e paraqitura dhe Keshilli i Ministrave do te emeroje nje prej tyre.
Vendimi parashikon gjithashtu qe kandidatet e propozuar te kene integritet etik dhe disiplinior, ata duhet te plotesojne te gjitha kerkesat e pergjithshme te parashikuara per t'u punesuar ne sherbimin civil. Ky paralelizem eshte i nevojshem nese konsiderojme se keto institucione jane pjese e administrates publike dhe per kete duhen kerkesa te njejta per punesimin e tyre si ne sherbimin civil.
Me anen e ketij vendimi keshilli i Ministrave synon qe te perfshjije ne adminstraten publike njerezit me te zote dhe me te perkushtuar, te largoje presionet politike nga emerimet, te largoje nepunesit civile nga fryma e politikes, te depolitizoje administraten dhe te percaktoje sa me drejt kriteret e konkurimit.
U miratua vendimi: "Per shperndarjen e teksteve shkollore te arsimit parauniversitar".
Sipas ketij vendimi do te merren ne perdorim falas ne biblioteken e shkolles, duke filluar nga viti shkollor 2003-2004, tekstet shkollore nga te gjithe nxenesit e arsimit te detyruar, me detyrimin qe t'i dorezojne ne fund te vitit mesimor. Keto tekste jane prone e Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe do te perdoren per nje periudhe prej tre vjetesh. Kjo skeme e re lidhet me Strategjine e Zhvillimit Ekonomik e Social, ndihmon familjet ne nevoje, rrit aksesin per arsimin, permireson cilesine e teksteve dhe ndikon ne paksimin e subvencionit te pervitshem ne kete ze.
Kjo reforme ne sistemin e botimeve te arsimit te detyrueshem nuk prek tekstet e shkollave te mesme, por skema falas e teksteve te arsimit te detyrueshem nuk behet duke rritur cmimet e teksteve te tjera. Kjo skeme nuk do te aplikohet per fletoret e punes se nxenesve te arsimit te detyrueshem. Ne zbatim te reformes se priteshme ne arsimin parauniversitar eshte menduar qe arsimi i detyrueshem te zgjate nga nga 8 ne 9 klase dhe do te ristrukturohet nga skema 4+4+4 ne skemen 5+4 +3.
Sipas kesaj skeme tekstet e klases se pare dhe te gjashte do te perdoren vetem per nje vit, sepse ne vitin shkollor 2004-2005 do te hartohen tekste te reja per keto klasa.
U miratua vendimi: "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise Shqiptare dhe Qeverise Maqedonase, per bashkepunim ne fushen e shendetesise dhe te shkencave mjekesore".
Marreveshja ndermjet Qeverise se Shqiperise dhe Qeverise Maqedonase per bashkepunimin ne fushen e shendetesise dhe shkencave mjekesore, eshte nenshkruar nga perfaqesuesit e qeverive respektive ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit, fqinjesise se mire me shtetet e Ballkanit duke pare si domosdoshmeri forcimin dhe shtrirjen e marredhenieve ne fushen e shendetesise. Palet do te bashkepunojne ne fushen e reformave ne shendetesi ne zgjerimin e sigurimeve shendetesore, ne drejtim te legjislacionit, kontrollit sanitar te ushqimit dhe ambjentit qe ndikon mbi shendetin e popullates, kontrolit epidemiologjik dhe semundjeve ngjitese, ne fushen e farmaceutikes, shkembim eksperiencash dhe informacion i ndersjellte, mjekim te semuresh. Palet do te koordinojne aktivitetin e tyre ne kuadrin e organizates Boterore te Shendetesise dhe organizmave te tjera nderkombetare qe bashkepunojne ne sferen e shendetesise.
U miratua projektligji "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e Kombeve te Bashkuara "Per te drejten e Detit".
Kjo Konvente perben bazen e te drejtes ne hapesirat detare. Ajo rregullon ceshtjet mbi rregjimin e deteve te mbyllura, deteve te hapura, ngushticave dhe grumbujve te ishujve, per shtetet bregdetare dhe ato qe nuk lagen nga deti. Njekohesisht ajo zgjidh dhe juridiksionin mbi te drejten e kalimit paqesor dhe transit ne te gjitha detet. Problemet e trajtuara ne kete Konvente mund te ndahen ne dy grupime kryesore: hapesirat detare qe i nenshtrohen juridiksionit kombetar, ku hyjne ujrat e brendshem, deti territorial, zona e puqur, zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinetal dhe hapesirat detare qe nuk i nenshtrohen juridiksionit kombetar si deti i hapur dhe zona. Nje ceshtje e rendesishme qe trajton ky akt eshte sigurimi i lundrimit te parrezikshem per mjetet lundruese ne te gjithe vendet, ne rajonet qe mbulohen nga shtetet bregdetare sidomos ne ngushtica. Per kete ne vazhdim shtetet detyrohen te perfundojne marreveshjet ne kuadrin e kerkim shpetimit ne det. Ne kete kuader, Qeveria e Republikes se Shqiperise ka lidhur nje marreveshje me Qeverine e Republikes se Italise. Njekohesisht mbi bazen e kesaj Konvente eshte krijuar edhe sistemi i detyrueshem i raportimit te anijeve. Aderimi ne kete Konvente, pervec perfarimit te legjislacionit tone me ate te komunitetit nderkombetar, do te sjelle dhe nje sere te drejtash per shfrytezimin e te gjithe hapesires detare nen juridiksionin e vendit tone, por edhe ndihma financiare per zhvillim dhe shfrytezimin e kesaj hapesire.
U miratua projektligji "Per ratifikimin e konventes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Belgjikes, per shmangien e taksimit te dyfishte, lidhur me tatimet mbi te ardhurat dhe mbi kapitalin dhe per parandalimin e evazionit fiskal".
Konventat per shmangien (eleminimin) e tatimeve te dyfishta dhe per parandalimin e evazionit fiskal zene nje vend te rendesishem ne kompleksin e faktoreve qe garantojne, favorizojne dhe stimulojne marredheniet ekonomiko-tregtare nderkombetare. Rendesia e tyre po rritet vazhdimisht ne kushtet e rritjes se aktiviteteve biznesnore te shoqerive shumekombeshe dhe ne kushtet e rritjes se vazhdueshme te levizjes se lire nderkombetare te njerezve, kapitaleve, mallrave e parave.
Konventa ndermjet Qeverise Shqiptare dhe Qeverise Belge per shmangien e tatimeve te dyfishta lidhur me tatimet mbi te ardhurat dhe mbi kapitalin dhe per parandalimin e evazionit fiskal, e cila u nenshkrua ne Bruksel, me 14 Nentor 2002, krijon nje baze te plote ligjore per trajtimin tatimor te individeve apo personave juridike shqiptare, ose belge qe zhvillojne aktivitete biznesi apo te ardhura te tjera nen juridiksionin e legjislacioneve tatimore te te dy shteteve.
Kjo konvente, dispozitat e se ciles kane perparesi ndaj legjislacioneve tatimore te vendeve, trajton pikerisht faktin se si do te shmanget tatimi i dyfishte duke i dhene te drejten per tatimin e te ardhurave te caktuara vetem njerit shtet apo duke e ndare kete te drejte midis dy shteteve, por pa e renduar subjektin me tatim te dyfishte. Gjithashtu shtetet shkembejne informacione dhe bashkepunojne per parandalimin e evazionit fiskal nga subjektet qe kane aktivitet ne te dy vendet.
U miratua edhe projektligji: "Per ratifikimin e marreveshjes per tregetine e lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Rumanise".
Marreveshja e tregetise se lire ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Rumanise synon qe Republika e Shqiperise te plotesoje:
1. angazhimet e saj qe kane te bejne me zbatimin e Memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizimin dhe Lehtesimin e Tregtise midis vendeve te Paktit te Stabilitetit, nenshkruar nga Ministrat e Tregtise te vendeve te Europes Juglindore, ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit, Bruksel, qershor 2001;
2. plotesimin e nje nder kushteve per hapjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, si dhe
3. arritjen e objektivave ne kuadrin e programit te Qeverise Shqiptare per lehtesimin dhe liberalizimin e metejshem te tregtise, etj.
U miratua projektligji: "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne protokollin shtese te konventes per eleminimin e te gjitha formave te diskriminimit te gruas".
Shqiperia eshte pale ne konventen "per eleminimin e te gjitha formave te diskriminimit te gruas" (CEDAW) qe prej vitit 1993, ne te cilin Kuvendi i Republikes se Shqiperise aderoi me ligjin nr.7767, date 11.09.1993 dhe u pranua si pjese e legjislacionit vendas.
Protokolli parashikon disa te drejta, qe lidhen direkt me ceshtjet e perkatesise gjinore. Kjo konvente stimulon shtete pale te ndermarrin hapa per zbatimin e saj dhe te pranojne ankimimet e bera ndaj tyre. Te stimulojne ndryshimet ne ligjet dhe praktikat diskriminuese, si dhe te ndergjegjesoje ne nje shkalle te larte publikun me te drejtat e standarteve nderkombetare te lidhura me diskriminimin ndaj gruas dhe eleminimin e ketij diskriminimi ne praktike.
U miratua vendimi: "Per vertetimin e dokumenteve te leshuara nga Republika e Shqiperise, per perdorim jashte vendit dhe te dokumenteve te huaja, per perdorim brenda vendit".
Qellimi i ketij vendimi eshte plotesimi i boshllekut normativ qe ekziston ne legjislacioniin e brendshem per pergatitjen e dokumenteve per perdorim jashte vendit. Per te gjithe dokumentet per perdorim jashte shtetit, legalizimi perfundimtar i tyre do te behet nga Ministria e Puneve te Jashtme. Dokumentet e leshuara nga administrata publike qendrore dhe vendore do te konfirmohen paraprakisht nga institucionet qendrore te linjes dhe nga prefektet. Aktet noteriale do te konfirmohen drejtperdrejt nga Ministria e Puneve te Jashtme. Paraprakisht te gjitha instancat qe percakton vendimi si dhe noteret te depozitojne prane MPJ specifikimet e vulave zyrtare dhe firmave te personave veprues. Ministria e Puneve te Jashtme dhe perfaqesite jashte shtetit do te legalizojne dokumentet e huaja qe do te perdoren brenda vendit. Perfaqesite do te legalizojne dokumentet nga vendet ne te cilat jane akredituar. Ministria e Puneve te Jashtme do te legalizoje aktet e huaja nga vendet ne te cilat Republika e Shqiperise nuk ka perfaqesi te akredituar. Vendimi eshte nje hap para ne drejtim te perpjekjeve qe po ben vendi yne per aderimin ne Konventen e Hages "Per shmangien e legalizimit te dokumenteve". Zbatimi i ketij vendimi do te perafroje procedurat e konfirmimit te dokumenteve tona e te huaja.
U miratua vendimi: "Per hartimin e letres se politikave te zhvillimit, per fazen e dyte te kredise, ne mbeshtetje te Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social" (SKZHES).
Kredia e Strategjise se Zhvillimit Ekonomik dhe Social eshte nje kredi e cila financohet nga Banka Boterore dhe siguron nje mbeshtetje buxhetore. Qeveria Shqiptare pasi ka realizuar me sukses kushtet e fazes se pare te kredise ne bashkepunim te ngushte me eksperte te BB, ka hartura letren e fazes se dyte. Edhe ne kete faze kredia mbeshtet SKZHES-ne nepermjet kater komponenteve te saj; nxitja e zhvillimit ekonomik dhe mbeshtetja e zhvillimit te sektorit privat, - fuqizimi i hartimit te monitorimit dhe te vleresimit te politikave; - permiresimi i sigurimit te sherbimeve dhe efektivitetit te rrjetit te sigurimeve si dhe rritja e pergjegjshmerise dhe permiresimi i administrimit te shpenzimeve publike dhe marredhenieve fiskale nderqeveritare. Veprimet qe duhen te ndermerren ne fazen e dyte te kredise perbejne edhe kushtet qe Qeveria Shqiptare duhet te plotesoje per te perfituar transhin e dyte te kesaj kredie.
U miratua vendimi: "Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.205 dt. 13. 4. 1999, "Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise".
Nevoja e ketyre shtesave dhe ndyshimeve lind si rrjedhoje e miratimit nga Keshilli i Ministrave i pikave te reja doganore; te Muriqanit, Bashkim Vermoshit; Rips dhe i Tri Urave. Miratimi i ketij vendimi ben te mundur futjen ne eficence te zonave doganore te perhereshme dhe pershtatjen e organizimit ne perputhje me dinamizmin e veprimtarise doganore.
U miratua vendimi :"Per miratimin e planit te veprimeve per ristrukturimin e Bankes se Kursimeve, sh.a per periudhen dhjetor 2002- shator 2003"
Me synim rritjen e vleres se bankes ne treg, plan i veprimit per ristrukturimin, konsiston ne rritjen e kapaciteteve menaxhuese dhe te futjes se nje koncepti modern te drejtimit, duke rritur kompetitivitetin dhe fleksibilitetin e saj ne treg. Keto komponente te ristrukturimit jane edhe ne funksion te privatizimit me sukses te bankes.
Ceshtjet kryesore ku mbeshtete ky plan veprimesh jane:
· Kalimi i sherbimit te pensioneve
· Liberalizimi i sherbimit te buxhetit
· Reduktimi dhe permiresimi cilesor i stafit
· Zhvillimi i metejshem i IT dhe telekomunikacionit
· Ristrukturimi i rrjetit te bankes
· Permiresimi i sistemit te pagesave
· Shtrirja rajonale e Bankes se Kursimeve
· Marketingu
Plani i veprimeve per ristrukturimin e Bankes se Kursimeve e shtrin veprimtarine e tij deri ne shtator te 2003. Pas perfundimit me sukses te ketij procesi Ministria e Financave do te filloje te gjitha procedurat per privatizimin e bankes, duke synuar thithjen e investitoreve potenciale perendimore.
U miratua vendimi "Per nje ndryshim ne vendimin Nr. 675, date 20.12.2002, te Keshillit te Ministrave, "Per perdorimin e fondeve buxhetore te planifikuara per mallrat, sherbimet dhe ndertimet".
Domosdoshmeria e ketij ndryshimi ka ardhur si rezultat i veshtiresive qe jane hasur gjate zbatimit te tij ne praktike, pasi disa artikuj ushqimore si fruta-zarzavatet e fresketa apo dhe te tjere, te ngjashem me to, jane prishur apo demtuar nga trajtimi i njejte me artikujt e tjere. Vec kesaj shperndarja e gjere gjeografike e institucioneve te varesise ka sjelle pengesa serioze ne furnizimin ne kohe te tregut, si rrjedhoje edhe te konsumatorit me keto artikuj. Gjithashtu, pengese e rendesishme eshte edhe fakti se mungojne kushtet e pershtatshem te magazinimit, per ruajtjen ne kushte frigoriferike dhe higjenike te ketyre artikujve ushqimore.
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Polonise, per bashkepunimin ne fushen e Mbrojtjes".
Qellimi i kesaj marreveshje eshte percaktimi i fushave dhe formave te bashkepunimit ushtarak midis paleve, bazuar ne parimet e barazise, partneritetit dhe perftimit reciprok, ne perputhje me ligjet kombetare si dhe parimet e normat e njohura te te drejtes nderkombetare dhe angazhimeve te paleve. Fushat e bashkepunimit te percaktuara nga palet perfshijne: shkembimin e eksperiencave ne fushen e planizimit ushtarak dhe te mbrojtjes, funksionimin e Forcave te Armatosura dhe zbatimin e dispozitave te traktateve nderkombetare ne fushen e mbrojtjes, sigurise dhe armekontrollit, pjesemarrje ne veprimtari te programit "Partneritet per Paqe", misioneve humanitare dhe paqeruajtese dhe operacione te tjera te organizatave nderkombetare lidhur me mbeshtetjen e paqes dhe luften kunder terrorizmit. Format e bashkepunimit te percaktuara ne kete marreveshje perfshijne edhe arsimimin ushtarak dhe trainimin e personelit, ceshtjet lidhur me shkembimin e informacionit te klasifikuar, veprimtari te sherbimeve kerkimore dhe shkencore, shkenca dhe studime ushtarake, hidrologji, meterologji. Mbeshtetje per pajisjet dhe armatim, aplikimin e sistemeve te informacionit dhe komunikimit ne Forcat e Armatosura, mjekesise ne FA, ceshtjet ligjore ne fushen e mbrojtjes etj.
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD), per projektin "Aksioni antimine ne Shqiperi".
Qellimi kryesor i projektit eshte permirsimi i kapaciteteve kombetare per aksionin anti-mine dhe zhvillimi i nje programi kombetar veprimi. Projekti do te perqendrohet ne forcimin e aksionit anti-mine permes mbeshtetjes qe do ti afrohet Zyres Ekszekutive Shqiptare te Veprimit ndaj minave (AMAE), e cila do te realizoje programin e aksionit te cminimit nen drejtimin e Komitetit Shqiptar per Veprimin kunder Minave (AMAC). Objektivat me te rendesishme qe do te synohen nga ky project jane:
- ngritja e kapaciteteve per Zyren Ekszekutive Shqiptare te Veprimit ndaj minave (AMAE).
- Permiresimi dhe ngritja ne nje shkalle me te larte e sistemeve te menaxhimit te informacionit (MIS) per aksionin anti-mine, me qellim qe te permbushen kerkesat dhe standartet nderkombetare te Kombeve te Bashkuara;
- Asistenca teknike per zhvillimin e Plan Aksionit Kombetar Anti-mine (MAP) dhe praktikat e udhezimet perkatese;
- Zhvillimi i planeve te integruara per ndergjegjsimin anti-mine, reduktimin e risqeve dhe asistence per viktimat;
- Te ndihmohen Forcat e Armatosura te Shqiperise per krijimin e kapacitetit per cminime humanitare;
- Mbeshtetja dhe koordinimi i aktiviteteve per pastrimin e zonave te minuara;
- Monitorimi dhe kontrolli i operacioneve te pastrimit te zonave te minuara nga kompani te ndryshme
- Monitorimi dhe kontrolli i aktiviteteve te edukimit te rrezikut ndaj minave dhe municioneve te kryera nga organizata te ndryshme.
U miratua vendimi: "Per lejimin e Ministrise se Financave te perdore proceduren e Prokurimit "Kerkese per kuotim", per auditimin e projekteve te financuara me kredi dhe grante nga Banka Boterore".
Sipas vendimit lejohet Ministria e Financave, qe per fondin limit pret 14 000 000 (katermbedhjete milione) lekesh te perdore proceduren e Prokurimit "Kerkese per kuotim", per auditimin e projekteve te financuara me kredi dhe grante nga Banka Boterore". Ne tenderim kane te drejte te marrin pjese vetem firmat e licensuara dhe qe jane ne liste.
U miratua vendimi:"Per lejimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, qe, per fondin limit pret 30 (tridhjet) milione lekesh, te perdore proceduren "Prokurim i drejtperdrejte", me shoqerine ndertuese "Asfaltimi Vlore", sha, per kryerjen e punimeve ne objektin "Reshqitja Jonufer", Vlore.
Ky vendim merret per te bere te mundur eleminimin e rreshqitjes se rruges ne segmentin Vlore – Orikum, ne zonen e Jonufrit, ku eshte ngushtuar rruga dhe eshte rrezikuar kalimi i automjeteve. Ne kete zone prej 100 ml, aktualisht lejohen te kalojne vetem autoveturat, por rreshitja vazhdon te avancoje dhe paraqet rrezik per nderprerje te plote te qarkullimjit te mjeteve ne kete zone shume te rendesishme. Kjo gje e ben te domosdoshme nderhyjen e menjehereshme te fillimit te punimeve.
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi: "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Bullgarise, per transportin nderkombetar, te kombinuar te mallrave".
Marreveshja per transportin ndrekombetar te kombinuar te mallrave qe do te nenshkruhet se shpejti ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Bullgarise eshte nje marreveshje me koncepte dhe normave te reja te transportit rrugor nderkombetar Europian.
Kjo eshte nje marreveshje e re e ketij lloji qe vendi yne nenshkruan per here te pare me Republiken e Bullgarise. Nenshkrimi i kesaj marreveshje krijon kushte mjaft lehtesuese per transportuesit e te dy vendeve duke zvogeluar ne maksimum pengesat ne pikat e kalimit kufitar dhe doganor si dhe zvogelon ndjeshem kohen e perpunimit te mallrave. Te dy palet do te sigurojne mbeshtetje te plote per kompanite e tyre hekurudhore dhe administraten portuale per te asistuar ne zhvillimin e infrastruktures se tyre per transportin e kombinuar.
Kjo marreveshje percakton rregulla te plota dhe te detajuara mbi zhvillimin normal te transportit rrugor ndermjet dy vendeve, e cila krijon edhe kushte te favorshme per shkembimin tregtar te biznesit dhe te levizjes se lire te mallrave.
U miratua vendimi: "Per miratimin, ne parim, te programit ekzekutiv te marreveshjes kulturore, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqipersise dhe Qeverise se Republikes Italiane, per vitet 2002-2006"
Programi ekzekutiv i marreveshjes kulturore midis Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise per vitet 2002-2006 do te sherbeje per zhvillimin dhe thellimin e marredhenieve arsimore dhe kulturore midis dy vendeve. Synimet kryesore te ketij programi jane ne fushen e arsimit dhe ne fushen e kultures. Nenshkrimi i programit do te zgjeroje dhe thelloje me shume bashkepunimin ne fushen e arsimit dhe kultures, duke kontribuar ne kete menyre ne forcimin e metejshem te marredhenieve shume te mire qe ekzistojne midis dy vendeve tona.
U miratua edhe vendimi "Per percaktimin e pageses vjetore per mbajtjen e se drejtes se seleksionerit te bimeve".
Ne zbatim te nenit 27, te ligjit nr. 8880, date 15.04.2002, "Per te drejtat e seleksionerit" eshte miratuar vendimi perkates i Keshillit te Ministrave per masen e pageses, qe duhet te paguajne deri me 31 janar te cdo viti, prane Entit Shteteror te Farave dhe Fidanave, subjektet qe do te jene mbajtes te titullit te nje varieteti qe eshte regjistruar dhe kerkohet te mbrohet. Ne hartimin e ketij vendimi eshte studiuar niveli i tarifave te disa vendeve te BE dhe te disa vendeve te Europes Qendrore e Lindore dhe eshte terhequr mendimi i disa drejtuesve dhe specialisteve te Instituteve Kerkimore te Bujqesise te vendit tone. Ne pershtatje me gjendjen ekonomike te Institucioneve tona krijuese dhe kushtet e tjera te vendit tone (si mundesia e paket e krijimit dhe e perhapjes se shpejte ne prodhimin e varieteteve te reja dhe mungesa e kerkesave per mbrojtjen e tyre), u miratua qe tarifat te jene ne nivele me te ulta se ne vendet e tjera. Me zbatimin e ligjit 8880, "Per te drejtat e seleksionerit" subjeketeve krijuese dhe pergjegjese per mbajtjen e varieteteve do t'ju krijohet mundesia qe krijimet e tyre te mbrohen ligjerisht dhe te perfitojne ekonomikisht nga nje mbrojtje e tille pronari, seleksioneri dhe pergjegjsi per mbajtjen e varitetit.