E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia dhe paraliza, nje familje padit "Meicon"

Tirane- Nje familje qe banon ne fshatin Gerdec, i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes, ku kerkon nje kompensim per djegien dhe paralizimin e te afermit te saj. Dile Nikolli dhe Viktor (Ndue) Nikolli, kane paditur ne gjykate firmen "MEICO" (military export import company), Ministrine e Mbrojtjes dhe kompanine Southern Ammunition Company INC. Kerkesa civile mban numrin 9661 dhe ka si objekt te saj, shkaktim demi bazuar ne nenet 608-654. Nepermjet kesaj padie, dy bashkeshortet kerkojne nga ana e Gjykates se Tiranes shperblimi dhe kompesimin e demeve pasurore dhe jo pasurore, te shkaktuara si pasoje e demtimit te shendetit te paditesit Viktor (Ndue) Nikolli nga ngjarja e shperthimit te fabrikes se demontimit te municioneve ne fshatin Gerdec, me date 15 mars te vitit te kaluar. Ne fund te kerkeses se tyre familja Nikolli, kerkon demshperblim ne shumen prej 10 milione leke. Sipas burimeve nga Gjykata e Tiranes diten e ngjarjes, Viktor (Ndue) Nikolli ka qene punetor ne fabrike, ne sektorin e terheqjes se barutit. Si pasoje e shperthimit te fuqishem Nikolli ka pesuar demtime te renda ne trup, kryesisht djegie. Menjehere pas kesaj ngjarjeje ai eshte nisur ne drejtim te shtetit fqinj, Greqi, ku me pas ka marre mjekimet e nevojshme. Po ashtu mesohet se pas mberritjes se tij ne vendin tone, si pasoje e plageve te medha te marra ne trup, Nikolli ka pesuar edhe nje paralize. Kerkese padia e ciftit, eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Altin Shkurti. Ky i fundit ne ditet ne vazhdim, do te marre ne dorezim dosjen dhe me pas do te caktoje edhe nje date per zhvillimin e seances se pare gjyqesore. Te dyja palet, si pala paditese qe jane familjaret Nikolli, por edhe te paditurit do te njoftohen me nje fletethirrje per daten dhe oren e gjyqit. Padia e dorezuar nga ana e ciftit Nikolli, eshte e disata e depozituar ne Gjykaten e Tiranes. Disa padi te tjera te familjareve te viktimave pas tragjedise se Gerdecit, u bene pjese e dosjes "Gerdeci", por pas ndarjes se saj ne tri pjese, ato do te gjykohen nga Gjykata e Faktit. Padite jane mbledhur ne nje, ku secila prej familjeve kerkon nje demshperblim te caktuar.

10 Milion Leke kerkon familja Nikolli, si demshperblim per demtimin e te afermit te saj, si pasoje e shperthimit te fabrikes se Gerdecit me 15 mars te vitit 2008. Shuma e lekeve eshte bere e ditur ne kerkesen civile te drejtuar gjykates.

Te paditurit

Familja Nikolli ka depozituar kerkesen civile ne ngarkim te firmes "MEICO", (military export import company), Ministrine e Mbrojtjes dhe kompanine Southern Ammunition Company INC, duke i akuzuar per ate cfare ndodhi.

Demtimet

Mesohet se Viktor (Ndue) Nikolli, gjate momentit te shperthimit ka qene punetor ne fabrike, ne sektorin e terheqjes se barutit. Si pasoje e shperthimit ai ka pasur plage te medha ne trup dhe eshte mjekuar ne Greqi. Ndersa kohet e fundit mesohet se ka pesuar nje paralize.

Tragjedia e Gerdecit

Tragjedia e Gerdecit ndodhi me 15 mars te vitit te kaluar, si pasoje e shperthimi te fuqishem humben mbeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Per kete ngjarje, ne banken e te akuzuarve jane 30 te pandehur, mes tyre edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili do te gjykohet i vetem ne Gjykaten e Larte. Pas hetimeve te kryera rezultoi se tragjedia, ishte aksidentale dhe jo e provokuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›