E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Renda, "perzune" median

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka mbyllur dyert per mediat, duke mos lejuar pjesemarrjen e tyre ne procesin gjyqesor te "Bandes se Durresit". Ky eshte rasti i dyte, pas procesit te "Remzi Hoxhes", ku gazetareve iu eshte mohuar e drejta per te regjistruar procesin. Dje te gjitha mediat, por edhe vete familjaret e te pandehurve jane urdheruar te mos marrin pjese ne procesin gjyqesor. "Ndershkimi", i ardhur nga kryesuesi i trupit gjykues Gurali Brahimllari, vjen menjehere pas raportimeve te seancave te panumerta te shtyra, si dhe arsyet e tyre. Per kete shkak gjykata ka marre nje vendim, ne menyre te tille qe media te mos kete dijeni per debatet qe jane zhvilluar brenda seances, midis paleve. Per palen mbrojtese, vendimi i marre nga ana e gjykates nuk ka asnje vlere, per arsyen e vetme se ajo cfare do te deklaroje i penduari nuk eshte asgje e re, pasi te gjitha procesverbalet e deklarimeve te tij, pas firmosje se marreveshjes me Prokurorine e Krimeve te Renda, gjenden ne dosjen qe iu eshte vene ne dispozicion nga akuza. Seanca e djeshme gjyqesore, qe eshte ne pritje te deshmise se te penduarit Adriatik Coli, u zhvillua me dyer te mbyllura. Por pas mbylljes se dyerve, seanca ka deshtuar serish. Shkak eshte bere avokatet mbrojtes te Lulzim Berishes dhe Indrit Tuallajt, te cilet nuk ishin njohur me aktet. Dje si asnjehere tjeter, ne Gjykaten e Krimeve te Renda ishin marre masa te shumta sigurie. Shkak jane bere kercenimet e nje jave me pare drejtuar prokuroreve dhe gjyqtareve nga i pandehuri Indrit Taullaj, si dhe kercenimet drejtuar avokateve, nga i penduari Adriatik Coli. Kercenimet e Colit, bene qe dje avokatet t'i drejtohen gjykates me nje kerkese, per te marre masa sigurie ndaj tyre, ashtu sic disponojne edhe vete prokuroret. Por kerkesa e mbrojtesve eshte hedhur poshte nga ana e gjykates, duke pretenduar se kercenimin e Colit, nuk e kane degjuar vete dhe se nuk eshte bere kur po zhvillohej seanca. Seanca e djeshme gjyqesore shenon numrin 81 te shtyrjeve, per shkak te mungeses se avokateve. Te pandehurit e ketij procesi gjyqesor jane Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Indrit Tuallaj, Kujtim Buna, Altin Olloni, Adriatik Coli, Osman Korpuzi, Plaurent Dervishaj, Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu dhe Ahmet Ajeti. Sipas Prokurorise, ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme, per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit.

Akuzat

Te pandehur ne kete proces jane 16 persona, te cilet akuzohen per vepra te ndryshme penale te ndodhura pas vitit 1997, sidomos ne qytetin e Durresit. Kjo "bande" eshte perfshire ne konflikte mes grupeve rivale brenda saj, duke lene pas shume episode kriminale mes te cilave vrasje, plagosje, atentate me arme zjarri etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›