Djegia e fletëve të votimit, KQZ: Sot hapen kutitë
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet te nise sot hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 Majit, per te vijuar me pas me asgjesimin e tyre.
Nderkohe, vetem nje dite me pare Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit të Partisë Socialiste, për manipulim në zgjedhjet vendore të 8 Majit. Organi i akuzës ka sekuestruar disa nga kutitë për të bërë verifikimin e procesverbaleve, kuti këto kryesisht të Tiranës.
Pavaresisht kesaj, pritet qe KQZ të vijojë procesin për të djegur fletët e votimit të 8 Majit, ne baze te vendimit te miratuar unanimisht ne mbledhjen e 26 shtatorit te ketij viti.
Ky akt në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe fletëve të votimit, brenda një afati 65 ditësh.