Turqi, dita e 3-të e kërkimeve për të mbijetuar
Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në Turqinë lindore, tri ditë pas një tërmeti të fuqishëm që goditi këtë pjesë, e që për pasojë la së paku 459 të vdekur.
Ekipet e shpëtimit nxorrën një foshnje 2 javëshe të gjallë nga një ndërtesë e rrëzuar, në qytetin Ercis.
Në rajonin e goditur nga tërmeti ka filluar të bjerë shi dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe bora e parë.
Ndërsa, kryeminsitri turk, Rexhep Tajip Erdogan, edhe pse kishte thënë se Turqia mund ta përballojë vet këtë situatë, ka shtruar kërkesa për ndihmë me materiale emergjente, në 30 vende duke përfshirë edhe Izraelin.
