E Hënë, 2 Nëntor 2026

Djegia e gomave ndotja katastrofike

Banoret e Fushe-Krujes e Krujes si dhe zonave qe jane nen efektin e smogut qe prodhojne furrat e gelqeres qe perdorim goma per lende djegese rrezikohen seriozisht nga semundje kancerogjene dhe semudje te tjera ne mushkeri dhe zemer.

Specialiste te Institutit te Shendetit Publik shprehen se OBSH ka percaktuar shkurtimin e jetes me 1.5 deri ne 2 vjet per banoret e kryeqytetit te cilet thithin pluhur dhe blozen e shkaktuar nga diegia e karburanteve te automjeteve nderkohe qe e cilesojne shume me te rrezikshem ajrin e ndotur nga bloza e gomave te makinave sic ndodh ne kete zone .

Kemi gjetur sasi te madhe bloze dioksid azoti dhe lendeve te tjera te rrezikshme te cilat nese banoret do i thithin per 20-30vjet atehere do te kene fenomene kancerogjene tha profesori i Asociuar Arben Luzati.

Specialistet theksojne se grimcat e blozes jane shume te lehta dhe shperndahen mesatarisht ne nje largesi prej 5 km ne vije ajrore. Madje shpesh here edhe Autoritetet e aeroportit Nene Tereza jane ankuar per shkak te mjegulles qe krijohet nga djegia e gomave e cila i pengon fushepamjen kullave te vrojtimit.

Bazuar ne analizat e ISHP ne vitin 2008 prokuroria e Krujes ka hapur madje edhe nje hetim. Por ekspertet thone se duhen bere matje te reja pasi situata eshte me e renduar dhe matjet duhen bere brenda zonave te banuara.

Eksperet bejne matje prokuroria hap hetime agjencite e mjedisit vene gjoba qe nuk vilen ndersa keta burra fare te qete u sherbejne biznesve te tyre duke prodhuar vdekje per mijera njerez te tjere. Nje dite pasi Top Channel ridenoncoi kete skadal mjedisor e vetmja mase qe ishte marre ne zonen e furrave ishte vendosja e rojeve nga sipermarresit per te mos lejuar kameramanet tu afrohen furrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›