E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu Votimi i dyfishte ne Parlament per ligjin e pronave eshte nje turp



Ish-presidenti Alfred Moisiu e ka cilesuar nje turp votimin e dyfishte ne Parlament te ligjit per pronat pasi kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shkelur Kushtetuten. Moisiu ka komentuar edhe sulmet e maxhorances ndaj presidentit Bamir Topi per shkelje te Kushtetutes. Maxhoranca e ka akuzuar Topin se e ka lene prej 4 muajsh pa kryetar Gjykaten Kushtetuese por kjo akuze per ish-presidentin Moisiu eshte e pabaze. Moisiu ka bere edhe nje analize te situates politike ne vend. Ai ka theksuar se pergjegjesine per moszgjidhjen e krizes e kane te dyja palet por pergjegjesia me e madhe sipas tij eshte e maxhorances pasi asaj i takon ti jape fund kesaj situate.
Ligji per pronat
Votimin e dyfishte ne Parlament te dekretit te Presidentit per pronat ish-kreu i shtetit e ka perkufizuar vetem me nje fjale turp. Partia Socialiste ka bere te ditur se diten e enjte ne Parlament do te diskutoje jashte rendit te dites menyren e votimit te ligjit per pronat ligj i cili sipas socialisteve ne teresi eshte antikushtetues dhe PS-ja do ta ankimoje ne Gjykaten Kushtetuese.
Ne votimin e pare maxhoranca nuk mundi te siguronte shumicen e nevojshme per miratimin e tij duke qene se nga 71 vota te nevojshme per miratimin e tij votuan pro vetem 69 deputete. Nderkohe tre deputete votuan kunder dhe nje tjeter abstenoi. Ne votat kunder ishin edhe deputetet e PDU-se. Por qendrimi i tyre ndryshoi ne votimin e dyte te ligjit per pronat ne Parlament. Deputetet e kesaj force politike dhane voten e tyre pro ndryshimeve qe kerkohen ti behen ketij ligji aq shume te diskutuar mes maxhorances dhe opozites.
Debati
Duke iu referuar akuzave te maxhorances se Topi ka shkelur Kushtetuten per kreun e Gjykates Kushtetuese Moisiu ka bere nje paralelizem te ngjarjeve kur ai vete ka qene president dhe eshte akuzuar nga kjo qeveri se ka shkelur afatin me 2 dite per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Ti besh nje akuze te tille Presidentit te Republikes eshte nje nga akuzat me te renda. Jane dy shkaqe ku mund te kerkohet shkarkimi i Presidentit te Republikes kur ka shkelje te rende te Kushtetutes dhe kur ben krime te renda. Shprehje te tilla mendoj qe jo vetem nuk jane te bazuara nga ana e kushtetutshmerise por jane shume radikale dhe pa vend - u shpreh ish-presidenti Moisiu. Duke kerkuar nga politika me shume tolerance dhe pergjegjesi shteterore ish-kreu i shtetit thote se kryetarja e Kuvendit Topalli nuk duhet te akuzoje te tjeret per shkelje kur ajo vete ka bere te tilla. Kryetarja e Kuvendit harron qe vete ben shume shkelje. E kam thene disa here dhe po e perseris qe kryetarja e Kuvendit ka akoma nje dekret timin te firmosur ne vitin 2005 te cilin ajo ende nuk e ka shqyrtuar ne Parlament. Kjo eshte nje shkelje flagrante - theksoi Moisiu.
Partia Demokratike e ka akuzuar muaj me pare presidentin Topi se ka shkelur afatet kushtetuese ne lidhje me mosdekretimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese mandati i te cilit kishte perfunduar ne muajin qershor.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›