E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Nje pjese e truallit te ish-ekspozita eshte ne proces gjyqesor



Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi deklaroi dje se nje pjese e truallit te ish-ekspozita Shqiperia Sot eshte ne proces gjyqesor dhe kjo sipas ligjit e ben te pamundur shitjen per sa kohe nuk ka ende nje vendim te gjykates. Ka ende nje proces gjyqesor per nje pjese te siperfaqes te ekspozita Shqiperia Sot nje fakt te cilin Ruli e Berisha e kane mbajtur te fshehur per te maskuar te gjithe kete proces - tha Shalsi. Deputeti Shalsi ka theksuar se te gjitha shkeljet e publikuara nga socialistet nuk do te kishin ndodhur nese nuk do te ekzistonte kontrata e firmosur nga e cila do te perfitonin Arian Tartari dhe Rrahman Selmanllari.
Procesi i shitjes se ish-ekspozites Shqiperia Sot i denoncuar nga selia roze eshte kthyer edhe ne nje dosje hetimi nga Prokuroria.

Reagim

Pas akuzave te Partise Socialiste se nje pjese te truallit te ish-ekspozites Shqiperia Sot eshte ne proces gjyqesor ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli ka hedhur poshte pretendimin e saj. Nepermjet zedheneses se tij Iva Tico Ruli ka kembengulur se perfituesit e vetem nga procesi i privatizimit jane vetem pronaret e ligjshem. Sipas Ticos privatizimi eshte bere me zero leke. Ndersa trualli shteteror sipas Ticos eshte shitur me nje cmim kater here me te shtrenjte se cmimi i tokes te Tajvani qe ka shitur Bashkia. Procese gjyqesore me pretendim prone ne truallin ku ka qene ngritur ish-ekspozita Shqiperia Sot qe nga momenti i fillimit te procedurave te privatizimit e deri ne perfundim te tyre nuk ka patur - u shpreh Tico.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›