Policia Autoret fare prane bankes

Policia e Tiranes ka shperndare sot deklaraten per media pas arrestimit te dy personave te cilet ne zonen e 9-katesheve po hapnin nje tunel me qellim grabitjen e nje filiali banke.
Drejtori i Policise Tonin Vocaj njoftoi pas operacionit te koduar Urithi ne pranga kane rene shtetasit Tahir Beleku dhe Taulant Troplini te cilet prej kater muajsh po mbanin me qira lokalin prej nga ku po punonin per tunelin.
Autoret u arrestuan ne flagrance dhe ishin thuajse ne fund te hapjes se tunelit nderkohe ata kishin pamje vizive me banken me ane te kamerave optike sqaroi Vocaj.
Kreu i policise theksoi se jane sekuestruar mjetet per hapjen e tunelit ndersa po hetohen edhe persona te tjere lidhur me kete ngjarje.