Djegia e makinës, Gjika: Kur vret kreu i Gardës, gjithçka ndodh
VLORE - I pranishëm në aktivitetin e zhvilluar me rastin e lindjes dhe të vdekjes së Ismail Qemalit, kreu i Bashkisë së Vlorës iu përgjigj interesit të medias për djegien e makinës së tij. Ndonëse nuk ka dashur të komentojë gjatë, ai u shpreh se “Në një vend ku vret dhe komandanti i Gardës, gjithçka mund të ndodhë”.
NGJARJA
Rreth orës 03:20, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën automjetit tip ‘Mercedes-Benz’ me targa AA 815 AN. Menjëherë është sinjalizuar policia dhe efektivat e repartit të zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur shpejt në vendngjarje. Me gjithë ndërhyrjen, makina është dëmtuar rëndë nga flakët në pjesën e përparme. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se automjeti i përfshirë nga zjarri ishte i kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Sipas hetuesve, makina ishte parkuar në afërsi të banesës së Gjikës. Ndërsa mësohet, se kryebashkiaku e kishte blerë automjetin në fjalë pak muaj më parë. Burimet e mësipërme sqarojnë, se makina tjetër që përdor kryebashkiaku, një fuoristradë Q7 nuk ka pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndonëse ishte parkuar pranë mjetit që u dogj nga zjarri.
HETIMI
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia e Vlorës ka deklaruar se po hetohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Burime konfidenciale deklarojnë se i pyetur në lidhje me ngjarjen, kryetari i Bashkisë së Vlorës ka pohuar se i vetmi dyshim i tij është që kjo mund të ketë lidhje për shkak të detyrës që ai kryen.
Efektivat blu thonë se përveçse kësaj piste, po hetohet për kërcënimet që mund të ketë marrë kohët e fundit kryebashkiaku Gjika, për ndonjë konflikt të tij me persona të tjerë. Gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 10 persona.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)