Serbia pengon politikat e fqinjësisë së mirë
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. Gjatë këtij takimi u diskutua për rrjedhat aktuale politike si dhe integrimet euroatlantike që kanë për synim të dyja vendet.
Tahiri tha se qeveria e Kosovës po përkushtohet maksimalisht në synimet e saja që janë të drejtuara nga një vizion euroatlantik. Ajo tha se të dyja shtetet, në bashkëpunim, mund të bëjnë shumë për të ndihmuar dhe shkurtuar rrugën e integrimeve euroatlantike.
Për sa i përket dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë, Tahiri tha së është në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe ndihmon bashkëpunimin rajonal si një vlerë evropiane.
Tahiri ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura duhen zbatuar plotësisht në praktikë, dhe se ndërhyrjet nga Serbia janë në kundërshtim me politikat e fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian.
Nga ana e tij, ambasadori Lauka tha se Shqipëria mbështet Kosovën evropiane me sovranitet të plotë, duke shtuar se integritetit territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe i pacënueshëm.
(ar.si/BalkanWeb)