Qëlloi gardianin e burgut, djali i Xhuvanit në gjykatë
TIRANE - Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani nisi dje betejën e radhës me drejtësinë shqiptare.
Xhuvani, i dënuar me dy vite burg për vrasjen e Alfred Musabelliut, një vendim gjykate i kontestuar ashpër nga Ministria e Drejtësisë, akuzohet këtë herë për kundërshtimin dhe goditjen e punonjësit të policisë.
Në seancën e djeshme gjyqësore, përmes avokatit të tij, djali i deputetes, i cili vetë nuk ishte i pranishëm në gjykatë kërkoi të gjykohet me procedurë të përshpejtuar. Gjykata e pranoi këtë kërkesë të të pandehurit Xhuvani, i cili nëse shpallet fajtor përfiton uljen e një të tretës së masës së dënimit.
Ngjarja për të cilën akuzohet Kostandin Xhuvani ndodhi në korrik 2011, në ambientet e paraburgimit Mine Peza (burgu 302) në Tiranë. Një nga gardianët, ishte duke ushtruar kontroll fizik të gjithë të paraburgosurve. Situata ka qenë e qetë derisa gardiani është afruar tek i paraburgosuri Xhuvani, i cili atëkohë dyshohej për vrasje. Ndryshe nga miqtë e tij të qelisë, djali i aktores Xhuvani dhe regjisorit të mirënjohur Gjergj Xhuvani nuk ka pranuar t'i nënshtrohet kontrollit. Madje, ai e ka kundërshtuar me forcë gardianin e më pas e ka qëlluar dhe me grusht. Për këtë ngjarje i riu është vënë nën akuzë dhe për shkak se gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar, seancën e radhës prokuroria pritet të kërkoje masën e dënimit për Konstandin Xhuvanin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)