Qeveria hedh poshtë planin e Tadic
Qeveria e Kosovës hedh poshtë planin katër pikësh të presidentit serb Boris Tadic, i cili parasheh që në kuadër të dialogut Prishtinë - Beograd, të diskutohet për manastiret ortodokse dhe administrimin e tyre, për strukturat paralele serbe në Kosovë, për pronat e serbëve në Kosovë dhe për veriun e Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të qeverisë së Kosovës, Petrit Selimi ka deklaruar për Deutsche Welle se qeveria e Kosovës ka përpara një rezolutë të Kuvendit të Kosovës që përcakton qartë vijat e kuqe përtej të cilave nuk mund të zhvillohen biseda në dialogun teknik me Serbinë.
“Çdo gjë që është konform pikave të planit të Marti Ahtisaari, atyre principeve që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare janë pajtuar, është e pranueshme edhe për qeverinë e Kosovës. Por çdo gjë që është jashtë planit të Marti Ahtisaarit dhe që vë në mëdyshje statusin e Kosovës, është e papranueshme për Kosovën”, ka deklaruar zëvendësministri Selimi.
Edhe udhëheqësja e delegacionit të Prishtinës në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Edita Tahiri hedh poshtë planin katërpikësh të presidentit serb Boris Tadic.
“Imagjinata e presidentit Tadic nuk ka fund. Deri tani ka dhënë shumë plane të tilla, por qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është shumë i qartë. Ata mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe kërkojnë nga Serbia që të tërhiqet nga ndërhyrja në Kosovë dhe t'i shpërbëjë strukturat paralele”, ka thënë Tahiri.
(ar.si/BalkanWeb)