E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet fluksi i daljeve së emigrantëve shqiptarë

25/08/2010 Kakavijë, largohen mbi 7 mijë persona

GJIROKASTËR - Mbi 7 mijë emigrantë shqiptarë që erdhën në atdhe për pushimet e verës kanë dalë gjatë 12 orëve të fundit përmes pikës së kalimit kufitarë të Kakavijës.

Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës pohoi se "Gjatë 12 orëve të fundit kanë dalë nga territori shqiptar rreth 7000 emigrantë, 500 shtetas të huaj, 2689 mjete, ndërsa kanë hyrë 2600 shtetas shqiptarë, 255 shtetas të huaj dhe 450 mjete". “Falë masave të marra nga Drejtoria rajonale për Kufirit dhe Migracionit të qarkut Gjirokastër, situata paraqitet e qetë dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident”, thanë burime e lartpërmendura, duke shtuar se pala shqiptare punon me 8 sportele në dalje, ndërsa ajo greke me 4 sportele në hyrje. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›