E Diel, 1 Nëntor 2026

Benedikti XVI falenderon Britanine per rolin qe po luan ne mbrojtje te rrenjeve te krishtera

17-09-2010 / Gazeta 55

Ne fillim te udhetimit historik ne Mbreterine e Bashkuara Ati i Shenjte nenvizon kontributin e fese per zhvillimin dhe paqen ne bote. Ai falenderoi britaniket per rolin qe luajten ne ndalimin e nazizmit nderkohe qe perseriti apelin se Politika dhe feja kane pergjegjesi te perbashket. Ne diten e pare te vizites deshtuan protestat e ateisteve dhe te grupeve te majta

Me nje thirrje te fuqishme e prekese te mos erresohen rrenjet tona te krishtera themel i nje shoqerie moderne e shumekulturore Benedikti XVI e nisi udhetimin e tij apostolik ne Mbreterine e Bashkuar i 17-ti udhetim nderkombetar me rastin e Beatifikimit te kardinalit John Henry Newman. Etapa e pare e udhetimit te Papes ne Mbreterine e Bashkuar qe Edinburgu. Papa mberriti aty dje pak pas ores 10 lokale ne Pallatin Holyrood House ku u mbajt ceremonia e mireseardhjes me Mbretereshen Elizabeten II dhe Duken e Edingurbut bashkeshortin e saj. Nder te pranishmit primati i Kishes anglikane kryeipeshkvi Rowan Williams si dhe zevendeskryeministri britanik Nick Clegg. Ne fjalimin e tij Papa kujtoi rolin e madh qe pati populli britanik ne kundershtimin e nazizmit dhe ne ndertimin e periudhes se paqes se qendrueshme ne Kontinentin e Vjeter. Ne aeroport Ati i Shenjte Racinger u prit nga Duka i Edinburgut. Nje gjest ky i pazakonte e me domethenie te posacme per nje vizite shteterore. Pas ceremonise se mireseardhjes Papa shkoi ne dreke ne shtepine e kryeipeshkvit te Edinburgut kardinalit OBrien. Gjate pershkimit te rruges ne automobilin e hapur papnor ne dy anet e udhes ishte nje mori besimtaresh ne feste qe pershendetnin Papen gjate kalimit.
Ne etapen e pare te udhetimit te tij ne Mbreterine e Bashkuar Papa Benedikti XVI u prit ne Edinburg nen tingujt e gajdeve tipike skoceze. Ati i Shenjte u prit nga Mbreteresha Elizabeta II ne pallatin mesjetar Holyrood House perpara te cilit ishin mbledhur shume besimtare per ti uruar mireseardhjen. Ne fjalimin e pare te ketij udhetimi Benedikti XVI i beri thirrje Mbreterise se Bashkuar qe te mos lejoje te erresohen themelet e krishtera qe jane ne baze te lirive te veta duke uruar qe kjo trashegimi qe i ka sherbyer gjithmone mire kombit te mund te formoje e karakterizoje vazhdimisht shembullin e qeverise dhe te popullit te vet. Ne Pallatin Mbreteror te Holyroodhouse Mbreteresha Elizabeta II i drejtoi fjalimin pershendetes te mireseardhjes Papes duke falenderuar Atin e Shenjte per kete te vizite te rendesishme falenderoi Kishen Katolike per kontributin e saj ne fushen shkollore e te asistences shoqerore ndaj te varferve dhe me pas Elizabeta II vuri ne pah lirine fetare si themel te shoqerise sone demokratike.
Papa Racinger pastaj mori shkas nga emri i Pallatit mbreteror te Holyrood House qe evokon Kryqin e Shenjte per te nenvizuar se si feja e krishtere ka qene gjithmone nje force e se mires ne historine e Mbreterise se Bashkuar. Papa e drejtoi veshtrimin e tij pastaj nga rrenjet e krishtera te kesaj toke duke kujtuar sesi mbreterit e Anglise dhe te Skocise ishin te krishtere qe ne fillim Keshtu qe mesazhi i krishtere u be pjese e pandashme e gjuhes e mendimit dhe te kultures se Britanise se Madhe per me shume se nje mijevjecar - vuri ne dukje Papa. Nderkohe Benedikti XVI i beri thirrje popullit britanik ta konsideroje fene si nje force te fuqishme per te miren e mbreterise ne dobi te te krishtereve dhe te atyre qe nuk jane te krishtere. Me tej Papa permendi disa figura te ndritshme si David Livingstone Florence Nightingale dhe kard. John Henry Newman qe do te lumnohet te dielen te cilet te frymezuar nga feja u angazhuan per te miren e perbashket Edhe ne epoken tone vazhdoi Papa mund te kujtojme sesi Britania e Madhe me kreret e vet iu kundervun tiranise naziste qe kishte si qellim crrenjosjen e Zotit nga shoqeria dhe ia mohonte shumekujt humanizmin tone te perbashket posacerisht hebrenjte qe konsideroheshin si jo te denje per te jetuar. Po keshtu Ati i Shenjte nuk harroi te permende edhe barinjte e krishtere qe iu kundervune nazisteve dhe e paguan me jete kundershtimin e tyre Ndersa reflektojme mbi mesimet e ekstremizmit ateist te shekullit XX ndash vuri ne dukje Ati i Shenjte Racinger ndash nuk duhet te harrojme kurre sesi perjashtimi i Zotit i fese dhe i virtytit nga jeta publike te con ne fund te fundit tek nje vizion i cunguar i njeriut dhe i shoqerise e madje te nje vizion i reduktuar i individit dhe i fatit te tij. Papa e drejtoi pastaj vemendjen e tij tek roli politik dhe ekonomik qe Mbreteria e Bashkuar luan ne nivel nderkombetar. 65 vjet me pare kujtoi ai Britania e Madhe mbeshteti themelimin e Kombeve te Bashkuara duke nisur keshtu nje periudhe paqeje dhe perparimi ne Evrope gje qe deri atehere nuk njihej. Me tutje Papa kujtoi zgjidhjen paqesore te konfliktit ne Irlanden e Veriut me nenshkrimin e Marreveshjeve te se Premtes se Madhe. Gjithashtu Benedikti XVI iu dha zemer atyre qe jane te perfshire ne procesin e paqes te vazhdojne te ecin me guxim se bashku ne rrugen e nisur drejt paqes se drejte dhe te qendrueshme. Qeveria dhe populli i juaj ndash pohoi Ati i Shenjte Racinger ndash farketojne ide qe ende sot e kesaj dite kane ndikim deri edhe pertej ishujve britanike. Prej kendej buron edhe nevoja qe edhe ata te veprojne me zgjuarsi per te miren e perbashket. Ne te njejten kohe verejti Benedikti XVI meqe mendimet e tyre perhapen ne nje auditorium kaq te gjere mjetet britanike te informacionit kane pergjegjesi me te madhe se te tjeret dhe nje mundesi me te madhe per te promovuar paqen ndermjet shteteve zhvillimin e plote te popujve dhe perhapjen e te drejtave me te vertete njerezore. Sot - perfundoi Papa - Mbreteria e Bashkuar po perpiqet te jete nje shoqeri moderne dhe shumekulturore. Ne kete detyre kaq stimuluese uroj qe Mbreteria e Bashkuar ta mbaje dhe ta ruaj respektin per ato vlera tradicionale dhe per ato shprehje kulturore te cilat format me agresive te shekullarizmit nuk i nderojne dhe nuk i tolerojne me. Nga ana e saj Mbreteresha Elizabeta II i uroi Papes mireseardhjen dhe i kujtoi viziten e Papes Gjon Pali II ne 1982. Me pas vuri ne dukje ndihmesen e Selise se Shenjte per Paqen ne Irlande te Veriut dhe impenjimin e Shtetit te Vatikanit per zhvillimin shoqeror dhe per mbrojtjen e me te varferve. Ne fund Mbreteresha nenvizoi se kjo vizite papnore kujton rendesine e rrenjeve te krishtera te Mbreterise se Bashkuar Feja ka qene gjithmone nje element themelor i jetes se shoqerise britanike. Mbreteresha kujtoi pastaj sesa e rendesishme eshte tek kardinali Newman tema e pajtimit dhe uroi qe dialogu ndermjet besimtareve te jete sa me forte dhe te bashkuar te refuzojne perdorimin e emrit te Zotit si justifikim per dhunen. Lira e kultit ndash perfundoi - pastaj Lartmadheria e Saj - eshte ne zemer te shoqerise tolerante dhe demokratike angleze.
Ati i Shenjte Nazizmi ishte mohim i humanizmit/Britania e Madhe iu kundervu nje tiranie naziste qe kishte ne shpirt crrenjosjen e Zotit nga shoqeria. Deklarata eshte bere nga ati i shenjte Papa Benedikti XVI i cili vetem pak me pare zbriti ne aeroportin e Edinburgut ne Britanine e Madhe. Nazizmi mohonte humanizmin tone te perbashket sidomos hebrejve te cilet i konsideronte si jo te denje per te jetuar eshte shprehur Papa pas takimit me mbretereshen Elisabeth. Nga ana e saj monarkja eshte shprehur se liria e besimit eshte themel i shoqerise sone. Duhet nje besim reciprok me i madh mes besimeve te ndryshme.
Ngrohtesia e pritjes se Papes Benediktit XVI nxjerr ne plan te dyte protestat/Ndertesa madheshtore Methodist Central Hall ne Londer zbukuruar me flamuj te bardhe e te verdhe mund te quhet si paraqitje skenike e suksesit te vizites se Papes ne Britanine e Madhe. Ngrohtesia me te cilen Papa u mireprit dhe eleganca me te cilen iu paraqit opinionit publik britanik dashje padashje i nxoren ne plan te dyte protestat e kundershtareve te tij. Turma jashtezakonisht e madhe qe e duartrokiti neper rruget e Edimburgut ku Papa mberriti dje paradite turma tjeter qe e priti per ore te tera ne Glasgou shkallet qe ngjiti ne nje hap me Mbretereshen Elizabeta II ne Pallatin Mbreteror dhe me Princin Filip qe i ndiqte paksa me prapa dhe lotet qe i shpetuan ne aeroplan kur foli per shkandullin e abuzimeve seksuale jane pamjet qe televizionet angleze me ne krye BBC transmetuan dje gjithe diten ne emisionet e lajmeve. Fare pak hapesire iu la kritikave dhe protestuesve qe ne te vertete ne Edimburg sic njoftoi policia lokale nuk ishin me shume se njeqind vete ndersa besimtaret qe renden neper rruge ta pershendesin Papen ishin me dhjetra mijera. Primati anglikan Rowan Williams dhe zevendeskryeministri britanik Nick Clegg u shprehen me te se te lumtur qe paten mundesine ti shtrengojne doren Papes. Zedhenesi i British Humanist Society duke komentuar fjalet e Pape mbi kontributin e Britanise se Madhe ne luften kunder nazizmit dhe per ndertimin e shoqerise se re tha se fjalet e Benediktit XVI perfaqesojne nje pergenjeshtrim te tmerrshem per te gjithe ata qe nuk besojne ne Zotin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›