E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina boksiere

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 16:07

Adelina Tahiri ka filluar të xhirojë klipin më të ri të saj me “Max production”.

Në këtë klip, ajo shfaqet si boksiere, gjë që të lë përshtypjen se këngëtarja e ka marrë me shumë seriozitet kërcënimin që i vjen për shkak të lidhjes me Lorik Canën dhe me këtë videoklip dëshiron t’i bëjë me dije ndokujt se është një femër e fortë dhe e zonja për të përballuar çdo gjë dhe nëse është puna, edhe të ballafaqohet fizikisht.

Deri më tani, Adelina ka publikuar disa albume muzikore dhe është në përgatitje të krijimeve të reja, të cilat do të publikohen gjatë sezonit që vjen.

Gjithashtu ka realizuar disa klipe të nxehta, duke u etiketuar si një femër seksi, e duke u rreshtuar kështu në listën e femrave të njohura të estradës.

Lidhja e saj me Lorik Canën është e para, pasi këngëtarja sapo ka mbushur 18 vjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›