E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synojnë Evropën

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 16:05

Çifti Skënderaj ka prezantuar në Prishtinë videoklipin e duetit “Ende ka shpresë”, realizuar nga një producent i njohur për bashkëpunimet me këngëtaret si Christina Aguilera e Kylie Minogue.

Të zhgënjyer paksa që nuk arritën dot “Eurovizionin”, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj synojnë tregun europian të këngës. Në vajtje-ardhjet mes Gjermanisë dhe Tiranës, Alban Skënderaj dhe Mirjam Cami, kujdesen për imazhin artistik të tyre në të dyja hapësirat.

Dueti “Ende ka shpresë”, vlerësuar me çmimin e dytë në Festivalin e RTSH-së, ishte prezantimi i radhës me publikun shqiptar. Ndërkohë që Miriami vazhdon projektet e prezantimit në Gjermani, Albani përgatitet për albumin e tretë, që me shumë gjasa do të promovohet këtë verë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›