Mançester Junajtid pas Sami Khediras
Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, raportohet se ia ka hedhur syrin mesfushorit të Real Madridit, Sami Khediras. Ferguson mendon se mesfushës së tij i mungon një shtyllë difensive dhe Khedira mund të jetë i duhuri për të kompletuar këtë pjesë të skuadrës së tij. Gjermani nuk është një startues i rregullt te Real Madridi dhe ka dështuar të lërë gjurmë këtë sezon. Khedira më parë kishte zgjuar edhe interesimin e Chelseat.