Korccarët mbushin xhepat pas fitores me Vllazninë
Lojtarët e Skënderbeut do të marrin rrogat dhe 18 milionë lekë premio të akorduara për ndeshjet kundër Flamurtarit dhe kuqebluve
Kampionët e Shqipërisë janë duke përjetuar ditë të mira në të gjitha aspektet. Trajneri çek, Stanislav Levi, ka sjellë ndryshime tejet cilësore në ekipi në mënyrë kaq natyrale gjatë pak javëve, duke e kthyer Skënderbeun në një ekip elitar dhe një pretendet të fortë për titull. Por bashkë me këto ndryshime, që janë shumë positive, janë rikthyer premiot të cilat kishin kohë që mungonin edhe për atë se fitoret e skuadrës kampione kanë qënë minimale gjatë këtij sezoni. Mësohet nga burime zyrtare pranë klubit të futbollit se gjatë paradites të të mërkurës ekipi, para ndeshjes për Kupën e Shqipërisë, do të “ëmbëltohet” nga shpërblimet financiare. Duke iu referuar të njëjtave burime mësohet se për fitoren me ekipin e Flamurtarit në shtëpi, presidenca e Skënderbeut ka akorduar një shumë prej 8 milion lekësh për grupin. Ndërakq për fitoren në transfertën kundër Vllaznisë bëjnë të ditura të nëjtat burime shuma është edhe më e lartë në shifrën e 10 milion lekëve. Kjo premio do të ngrohë xhepat e lojtarëve të skuadrës, ndërsa paralelisht ata do të marin dhe pagën mujore. Ndërkaq ndeshja për Kupën e Shqipërisë kundër Besës, nuk do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Korçës ashtu si jemi mësuar ta shohim këtë skuadër, por në aneksin e këtij stadiumi, aty ku skuadra korçare zhvillon seancat e saj stërvitore. Ndeshja e cila do të luhet sot në orën 14.00, është zhvendosur për disa arsye teknike nga vendi i saj i zakonshëm,. Mësohet nga drejtues të klubit të futbollit se shtrimi me tartan i pistës së stadiumit “Skënderbeu” është dhe shkaku i mosluajtjes aty të këtij aktiviteti. Kjo ka krijuar dhe konfuzion për tifozerinë, që preferonte ta shihte ndryshe këtë takim të ekipit të tij, por kjo nuk mundësohet për arsye që nuk varen nga drejtues të klubit Skënderbeu. Shtrimi i fushës me tartan do të zgjasë deri në mesjavën tjetër, ndërkohë që përsa i përket ndeshjes së kampionatit, ajo do të luhet në stadium. Sipas specialistëve që po punojnë për shtrimin me tartan hapi i parë i proçesit të shtrimit me këtë lëndë kërkon që fusha të mos shkelet, ndërsa më pas nuk ka asnjë lloj problemi pavarësisht se do të luhet një takim tjetër në stadium. Pas shtrimit të dorës së pare, thonë specialistët nuk ka më probleme.
Irena Vreto