E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink-Azhi, holandezi do 15 mln euro!

Holandezi Gus Hidink është kandidati më serioz për t’u bërë trajner i ekipit rus, Anzhi Makhaçkala. Trajneri holandez u ka kërkuar drejtuesve të këtij klubi 15 milionë euro në vit, shkruan tabloidi rus ‘Tvoi Dien’. Gjithnjë sipas këtij të fundit, klubi nga Dagestani, krahinë e Rusisë, trajnerit të njohur holandez i ka ardhur oferta prej 9 milionë eurosh. Hidink ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësuesja e Turqisë, pasi dështoi ta dërgonte këtë ekip në Euro 2012. Nëse shkon në Anzhi, Hidink do të bëhej trajneri më i paguar në botë. Momentalisht, Zhoze Murinjo paguhet te Real Madridi me shifrën e 13,5 milionë eurove.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›