E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemte sepate kokes babait

BALLSH/ Mitat Dauti ka perfunduar ne spital ne gjendje te rende pasi eshte rrahur nga te bijte


Policia ben te ditur se kryefamiljari i divorcuar prej se shoqes ushtronte shpesh dhune ndaj saj


Nje shtetas nga Ballshi i quajtur Mitat Dauti 54 vjec baba i tre djemve eshte dhunuar prej tyre. Sipas burimeve zyrtare te Komisariatit te Policise Ballsh Dauti eshte dhunuar mesditen e se martes rreth ores 1230. Fillimisht ai eshte derguar ne spitalin e Ballshit por per shkak te plageve te renda qe kishte marre eshte cuar me urgjence ne spitalin e Fierit.


Tre djemte kishin kohe qe debatonin me te atin kjo per shkak se ai e keqtrajtonte nenen e tyre e cila ishte divorcuar per shkak te dhunes qe bashkeshorti ushtronte mbi te. Ky i fundit njihej edhe si alkolist ne Ballsh dhe pikerisht dje situata ishte acaruar se tepermi dhe ai sipas mjekeve eshte goditur me sepate nga te bijte.
Historia


Pasi ka provuar dhunen e te shoqit mbi veten bashkeshortja konsultohet me femijet dhe ben kerkesen per divorc si dhe kerkon mbrojtjen e policise. Divorci kryhet dhe cifti Dauti vetem pak kohe me pare rezulton te jete divorcuar.


Edhe pse te tille Mitati vijonte te shkonte ne shtepi ndersa qendronte i vetem ne nje prej dhomave. Por qetesia e tille nuk ka zgjatur gjate pasi shpeshhere kur djemte mungonin ne shtepi ai nuk ngurronte te zinte ne befasi ish-bashkeshorten dhe ta rrihte dhunshem ate.


Kjo ka bere qe djemte fillimisht ta paralajmeronin babane e tyre dhe te vendosnin qe te kerkonin urdher mbrojtjeje per te emen. Gjykata mesohet te kete marre nje vendim te tille. Behet e ditur gjithashtu se Mitat Dautit gjykata i kishte komunikuar vendimin qe te qendronte larg shtepise dhe gruas se tij.


Por javen e fundit ne kuader te festave te fundvitit Mitati ishte kthyer ne shtepine e tij pasi pretendonte se i takonte nje dhome duke mos marre parasysh as vendimin e gjykates. Serish nuk ka ditur te mbaje paqe pasi ka ngritur dore mbi bashkeshorten tashme te divorcuar prej tij.


Kjo ka acaruar se tepermi djemte qe paraditen e se martes e kane pritur deri sa ai ka hyre ne shtepi dhe sapo ai ka nisur te shaje e kane qelluar me mjete te forta. Sipas burimeve te policise djemte kane perdorur edhe leve mbi te atin nderkohe qe bluzat e bardha konfirmuan goditjen dhe me sepate.


Automjeti i ambulances se spitalit te Ballshit e ka transportuar 54-vjecarin drejt spitalit rajonal te Fierit ku ai ka marre vetem ndihmen e pare dhe eshte derguar per ne spitalin ushtarak. Burimet spitalore pohojne se gjendja shendetsore e 54-vjecarit eshte mjaft e rende. Ai ka marre plage te renda ne koke. Pasi eshte qepur prej mjekeve ai eshte transportuar urgjentisht ne spitalin e Tiranes.


Arrestimi


Policia deklaron se nga tre djemte dhunues vetem njeri eshte vene ne pranga e pikerisht 24-vjecari Riza Dauti. Ky i fundit ka rrefyer edhe gjithe historine e familjes se vet dhe shkaqet qe e kane cuar ate dhe vellezerit qe te ushtronin dhune mbi babane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›