E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Djemte u perleshen me 3 maskat"

Korce- Grabitja spektakolare nga tre te rinj te maskuar, ka sjelle jo vetem plagosjen e tre prej lojtareve te bixhozit prane nje pike qe sherbente edhe si karburant "Shell" ne Korce, por edhe terrorizimin e kater te tjereve qe i shpetuan per fat plumbave. Babai i nje prej te plagosurve ka rrefyer dje per gazeten "KJ" tmerrin qe ka perjetuar ai dhe dy djemte gjate momentit te krimit dhe pas ngjarjes. Nje prej te plagosurve eshte nisur diten e djeshme drejt nje spitali te Greqise, per kurim me te specializuar pasi kishte demtim te venave ne kofshe, kur u godit nga nje plumb, kurse nje tjeter gjendet ende ne spitalin e Korces, pa rrezik per jeten. Policia mundi te arrestonte brenda nje ore, dy nga te dyshuarit, Gentian Kosta dhe Markel Busho, 32 dhe 25 vjec, te denuar me pare per krime te ndryshme dhe shpalli ne kerkim 18 vjecarin Mateo Aliko. Ne cilesine e proves materiale u gjeten 200 mije leke dhe 50 euro, ndersa te demtuarit deshmuan humbjen e 600 mije lekeve. Ngjarja ndodhi rreth ores 03:00 te mengjesit te se henes prane autostrades Korce-Kapshtice. Rezistenca e te pranishmeve ne ambientet e pikes se lojerave te fatit ka sjelle reagimin e te dyshuarve qe kane qelluar duke i plagosur ne kembe. Duke i kercenuar me arme automatike, me tyte te prere, u kane marre ne tavolinen ku luanin, shumen prej 600 mije lekesh Alfred Dervishit, Endri Nako, Gjergji Konopulli, Sotiraq Dhimes, Ilirian Bardhushi, Ardian dhe Daniel Pinos. Te plagosur mbeten Gjergji Konopulli, Adrian Pine si dhe Ilirian Bardhushi. Pervec ketij te fundit qe po merr mjekim ne kushtet e shtepise, ne spitalin e Korces gjendet nen kujdesin e mjekeve kirurge Adrian Pine, ndersa per nje mjekim me te kualifikuar, u nis drejt Greqise, Gjergji Konopulli, i cili kishte pesuar demtime te venave.

Mustafa Pine, babai i Adrianit dhe Danielit tregon se djemte frekuentonin shpesh keto ambiente pasi mblidheshin me shoqerine dhe kalonin disa ore se bashku. "Ata ndiqnin lojen si kureshtare dhe nuk luanin dhe ne momentet e grabitjes, si Adriani dhe Danieli jane perleshur me maskat. Maskat me plagosen djalin, Adrianin dhe per fat te mire pa rrezik per jeten", shprehet Mustafai duke rrefyer ngjarjen. Tregon se plumbi i ka prekur te dyja kembet, ne kofshe dhe ne gju. "Djali me tregoi se lojtaret kundershtuan maskat per t'u dhene parate. Ndersa nje nga te maskuarit i pajisur me automatik e ka qelluar tim bir", thote Mustafai.

"Te dyshuarve u zume kurth ne banesa"

Agjenteve te policise se Korces iu desh vetem nje ore hetim dhe operacion pas marrjes se denoncimit per te vendosur ne pranga dy prej te dyshuarve si grabites dhe shpalljen ne kerkim te se tretit, megjithese informacioni ka qene i rezervuar. Burime zyrtare sqarojne se pasi u moren deklarimet e para, rreth ores 04:30 te mengjesit, policia u kishte zene prite dy grabitesve, Markel Busho dhe Gentian Kosta, tek hyrjet e shtepive se tyre dhe ne momentin qe ata jane kthyer, u krye edhe arrestimi. "Ishin te lodhur, te lagur dhe gjithe balte", tregon nje burim ne policine e Korces. Kjo per shkak te arratisjes, pa nje ide te qarte te te dyshuarve. Pas ngjarjes, dy te dyshuarit kane ecur gati nje kilometer ne kembe, pasi makinen e tyre tip "Honda", me targa greke, e kishin fshehur prane qendres se qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›