Gjyqtaret : Spahiu te mos marre pjese ne votim, ka paragjykuar ceshtjen
Tre gjyqtaret e Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, Ylli Minka, dhe Naum Pejo, te cilet jane akuzuar per favorizim te Mihal Delijorgjit, kane kerkuar dje largimin e Zevendeskryetarit Kreshnik Spahiu nga votimi. Burime prane KLD-se kane bere me dije se tre gjyqtaret, e kane mbeshtetur kerkesen e tyre, mbi paragjykimin qe ka bere Zevendeskryetari me deklaratat e tij. Por jo vetem kaq, pasi mesohet se tre gjyqtaret kane kerkuar dje qe Keshilli, t'i tregonte menyren e votimit sesi ishte kryer, kerkese kjo e bere pas degjimit te argumenteve nga ana e ministrit te Drejtesise, mbi shkeljet, si dhe pas paraqitjes se versionit te tyre mbi vendimin e marre. Pas kerkeses, tre gjyqtaret mesohet te mos jene vene ne dijeni te menyres se votimit per shkarkimin e tyre nga ana e Keshillit.
Mbrojtja
Ne argumentimet e dhena perpara anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise, tre gjyqtaret, nepermjet avokatit te tyre mbrojtes Marash Ibra, kane bere me dije se, "ne procesverbalin e seances gjyqesore del se nuk ka pasur kerkese nga asnje pale per perseritjen e shqyrtimit gjyqesor, per marrjen e provave te reja apo per rimarrjen e provave te administruara ne Gjykaten e Shkalles se Pare, ne lidhje me procesin e Mihal Delijorgjit". Sipas tyre, nese do te kishte nje kerkese te tille, gjykata detyrimisht do te merrte mendimin e prokurorit dhe te paleve ne proces dhe do te vendoste sipas kerkesave.
I nderuar zoti President! Te nderuar Anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise!
Zoti Kryetar!
Me Vendim te Keshillit te Larte te Drejtesise ,gjyqtaret e Gjykates se Apelit Ushtarak Tirane, Shaqir Gradica, Naum Pejo dhe Ylli Minka jane caktuar per te gjykuar ne Gjykaten e Apelit Durres, ankimin e paraqitur nga i pandehuri Mihal Delijorgji dhe mbrojtesi i tij, kunder vendimit Nr.713 dt.28.12.2006 dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres. Ky vendim analizonte nje ngjarje te vitit 1999-2000 dhe e kishte denuar perfundimisht me gjobe Mihal Delijorgjin. Ne perfundim te shqyrtimit te ankimit, gjyqtaret e mesiperm, nepermjet vendimit Nr.459 dt. 17.12.2007 kane vendosur:
-Lenien ne fuqi te Vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per sa i perket deklarimit te pafajshem te se pandehurit Mihal Delijorgji per vepren penale te falsifikimit te vulave, stampave dhe formulareve. Prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per sa i perket deklarimit fajtor e denimit te se pandehurit per vepren penale te "kontrabandes me mallra te tjera" dhe pushimin e ceshtjes, pasi nuk provohen elementet e vepres penale si dhe rrezimin e padise civile ne procesin penal. Pra ndryshe nga sa eshte perpunuar opinioni, se keta gjyqtare kane lene te lire Mihal Delijorgjin, ne fakt Mihal Delijorgji ka qene i lire dhe ata kane prishur ate pjese te vendimit ku Mihal Delijorgji denohej me gjobe. Degjuam relatimin e ministrit te Drejtesise qe pretendon se ne gjykimin e ceshtjes penale ndaj Mihal Delijorgjit, jane lejuar dhe kryer shkelje procedurale duke arritur ne perfundimin se nepermjet ketyre veprimeve, gjyqtaret Shaqir Gradica, Naum Pejo dhe Ylli Minka kane konsumuar shkelje te renda disiplinore te parashikuara si te tilla nga Neni 32/2/c te Ligjit Nr.9877 dt. 18/02/08 "Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor" ne Republiken e Shqiperise. Per te qene me konkret, dispozita e mesiperme e referuar nga Ministri thote: -Jane shkelje shume te renda, aktet dhe sjelljet qe diskreditojne poziten dhe figuren e gjyqtarit:-"C"- shkelja e pajustifikuar dhe e perseritur e dispozitave urdheruese procedurale kur keto shkelje kane pas sjelle ose mund te sillnin pasoja per te drejtat kushtetuese te paleve ne gjykim apo per dhenien e drejtesise.
Pra, shihet qarte se qe te kemi shkelje shume te rende dhe motivim per nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtareve, ligjevenesi ka percaktuar ekzistencen e
njekohshme te dy kushteve ate te shkeljes se pajustifikuar dhe te perseritur te dispozitave urdheruese procedurale. As ne materialin e derguar paraprakisht dhe as ne relatimin e sotem, ministri i Drejtesise nuk provon se gjyqtaret objekt procedimi disiplinor, te kene kryer shkelje te perseritura te dispozitave urdheruese procedurale! Pavaresisht faktit se secili prej ketyre gjyqtareve ka me shume se 25 vjet qe gjykon, gjithe materiali ne ngarkim te tyre, reduktohet ne nje vendim te vetem.
Mjafton ky fakt per te pretenduar se kerkesa e paraqitur nga Ministri i Drejtesise eshte ne kundershtim me ligjin material ndaj si e tille ajo duhet te rrezohet!
Te nderuar Anetare te KLD-se!
Nga sa u tha ketu, krijohet bindja se gjyqtaret qe une perfaqesoj nuk kane kryer shkelje te pajustifikuar dhe te perseritura te dispozitave urdheruese procedurale, per me teper paleve ne proces nuk u ka ardhur asnje pasoje e pariparueshme pasi vendimi i dhene nga keta gjyqtare eshte objekt shqyrtimi ne Gjykaten e Larte.
Per te gjitha sa thame me siper, kemi te drejten ligjore te kerkojme:
-Rrezimin e kerkeses se ministrit te Drejtesise, per procedim disiplinor kunder gjyqtareve Shaqir Gradica, Naum Pejo dhe Ylli Minka si e pa mbeshtetur ne ligj.