Djersa e emigrantëve
Një gazetare ruse do të vijë të kalojë për herë të parë pushimet në Ballkan: në Mal të Zi. “Do të shkoj në Budva, në një shtëpi ku ishte në qershor kunati im me familjen. Pashë fotot, filmimet, mrekulli. E kemi prenotuar dhe ne të njëjtën për gjysmën e parë të gushtit”. “Po Shqipërinë, - i them, - e keni marrë ndonjëherë në konsideratë?”. “Nuk kemi dëgjuar gjë, në fakt, nuk di se ku mund të shkohet dhe çfarë ka në Shqipëri”, përgjigjet rusja. Nuk kanë dëgjuar as për mirë e as për keq. Thjeshtë, nuk kanë dëgjuar se ç’turizëm ofron vendi i shqiponjave.
Nga ana tjetër, një kolege shqiptare, që për shumë vite merrte një shtëpi në Qeparo, prej dy vitesh po shkon dhe ajo në Budva me familjen. “Po pse nuk shkon prapë në Qeparo – e pyes – një shtëpi buzë detit është përrallore. Endrra e çdo pushuesi të apasionuar pas plazhit”. “Nuk ja vlen Alba, - më thotë, - herë mungojnë dritat, herë uji. Me fëmijë të vegjël e familje nuk është komode. Në Budva jemi mrekulli”. Ndërsa një shoqja ime, akoma beqare, nuk e braktis Himarën. Vështirësitë logjistike nuk e trembin dhe është çdo vit e më shumë e kënaqur.
Turistët që gjejnë një vend të bukur, por dhe komod, nuk e braktisin ose të paktën, bëjnë reklamën e duhur mes miqve, shokëve, të afërmëve që ende nuk kanë vendosur se ku do të kalojnë verën. Rusët kanë zbuluar brigjet malazeze dhe me siguri do të kenë “në shënjestër” dhe ato shqiptare në vitet që vijnë. Por në Mal të Zi nuk ekzistojnë probleme si mungesa e dritave apo furnizimi me ujë, që me gjithë premtimet e të gjitha ngjyrave, mbetet ende një problem i madh për gjithë Shqipërinë. Pak ditë më parë një lajm shumë domethënës dhe aspak optimist: Disa zona të Tiranës, ato pranë Malit të Dajtit, të cilat kanë qenë gjithnjë të furnizuara me ujë të pijshëm 24 orë, tashmë janë bërë si e gjithë Tirana, madje dhe më keq, me një furnizim qesharak pre 3 orësh në ditë. Në vend që të përmirësohemi, nga viti në vit, bëjmë të kundërtën. Po pak ditë më parë, në portin e Durrësit, e në të tjera pika kufitare shqiptare, nisi fluksi i emigrantëve: Vijnë në Shqipëri të takojnë të afërmit dhe të pushojnë pas një viti pune të lodhshme. Vijnë të shohin dhe si i përdor Shqipëria, ne shqiptarët e Shqipërisë, paratë që ata sjellin. Nuk kemi ujë, por ama po bëjmë rrugë super të shtrenjta; si puna e disave që s’kanë bukë të hanë, por çanta, këpucë e fustane “firmato” i blejnë.
Eshtë koha për administratorë të mirë, deri tani djersën e emigrantëve po e bëjmë rrush e kumbulla.