E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djokoviç, 100 mijë dollarë për serbët e Kosovës

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:50

Tenisti serb me famë botërore, Novak Djokoviç ka vendosur ta ndajë një donacion prej 100 mijë dollarësh amerikanë, në ndihmë për bashkëkombësit e tij që jetojnë në Kosovë. Një pjesë e mirë e këtyre të hollave do t’i dedikohen Manastirit të Graçanicës dhe Dioqezës së Rashkës në Prizren.

Këto para janë dhënë nëpërmjet fondit humanitar ‘Novak’, i cili funksionon me mbështetjen e plotë të biznesmenit të njohur rus, Gennadi Timçenko.

“Përpos sukseseve të tij në sport, Djokoviç i jep hapësirë edhe aktivitetit të zjarrtë dhe të sinqertë për bamirësi, duke i ndihmuar njerëzit që vuajnë në Kosovë dhe Metohi. Gjithashtu, ai ka asistuar edhe në bursat e studimit për të rinjtë serbë, mbi të gjitha për ata nga Kosova, përmes fondacionit ‘Serbia e jonë’. Po ashtu, ai ka ndarë donacione për spitalet në Veri të Mitrovicës...”, citohet nga mediat serbe një komunikatë e tenistit serb.

Djokoviç njihet si një kundërshtar i fuqishëm i Pavarësisë së Kosovës. Në të kaluarën, në mënyra të ndryshme, ai i ka shfrytëzuar arenat sportive për të bërë fushatë kundër realitetit të Kosovës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›